LAJMI I FUNDIT:

Selena Gomez në lidhje me lojtarin e NBA, Jimmy Butler?

Selena Gomez në lidhje me lojtarin e NBA, Jimmy Butler?

Selena Gomez është përfolur për një njeri të ri në jetën e saj.

Ylli i popit, 28-vjeçare, është parë duke dalë për darkë me lojtarin e Miami Heat, Jimmy Butler, 31 vjeç, sipas Miami Herald dhe llogarive të ndryshme të dëshmitarëve okularë në rrjetet sociale.


Këngëtarja e hitit “Wolves” më parë ka qenë në lidhje me emrat e njohur si: Justin Bieber dhe The Weeknd për gati një vit para se të ndahej në vitin 2017, dhe më pas u lidh shkurtimisht me Niall Horan në vitin 2019.

Raportet se mes dyshes ka diçka nisën në mes të nëntorit pasi shikime të ndryshme vërshuan në llogaritë private të secilit prej tyre në Instagram.

Një përdorues i cili po darkonte në restorantin luksoz francez ‘Lucien’ në East Village raportoi se kishte dëgjuar stafin e pritjes duke u përplasur pasi morën një telefonatë se Selena do të vinte me basketbollistin.


Një tjetër ndjekës më pas dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë pasi konfirmoi se çifti po darkonin së bashku, gjë që ka qarkulluar në Twitter ku shkruhej: “Selena Gomez është me Jimmy Butler në Lucien. Duket si një takim”.

Mesazhi vazhdoi: “100% e sigurt se ata ishin atje së bashku, por nuk mund të flas nëse ishte vërtet një takim, por ata ishin së bashku”.

Dy ditë më parë një përdorues tjetër në Twitter i cili pretendon se ka lidhje të brendshme me NBA shkruajti: “Jimmy Butler dhe Selena Gomez, çift i çuditshëm”.

Për më tepër, fansat shpejt e vunë re se mamaja e Butler, Kaitlin Nowak, po e ndiqte këngëtaren e hitit “Wolves” në Instagram.

Lojtari i Heat ka qenë gjithashtu i lidhur me Shay Mitchell pasi të dy u panë duke drekuar së bashku në Beverly Hills në vitin 2016. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

Magazina
Kalo në kategori