LAJMI I FUNDIT:

Selena Gomez e ka rigjetur veten totalisht (Foto)

Selena Gomez e ka rigjetur veten totalisht (Foto)

Aktorja dhe këngëtarja e njohur, teksa po përfundon një nga vitet më të vështira për të, gjen kohën për të zbukuruar ditën e fanses së saj.

Ajo di me të vërtetë ta bëjë këtë,ndaj jo më kot ka shumë fansa. 24 vjeçarja aktualisht ndodhet me pushime me familjen e saj në Teksas dhe gjatë kohës, që po drekonte në restorantin “Roadhouse”, kamarierja i kërkoi asaj të postonin diçka në Snapchat. Sigurisht që përgjigja e Sel ishte pozitive. Të dyja ato nxorrën gjuhën, u bënë dy qenushe të bukura, dhe qeshnin gjatë gjithë videos.


Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)
Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Nuk përfundon këtu, pasi këngëtarja bëri një mori fotosh, me shumë fansa të tjerë. Selena dukej kaq e thjeshte, e veshur me pantallona të zeza, një kanatiere ngjyrë gri dhe flokët e kapur. Me siguri kjo do të ketë qenë dita më e bukur për fasat e saj.