LAJMI I FUNDIT:

Sela: Zaev tenton të fajësojë stafin mjekësor dhe ta shpëtojë Filipçen, ka pesë arsye për përgjegjësi

Sela: Zaev tenton të fajësojë stafin mjekësor dhe ta shpëtojë Filipçen, ka pesë arsye për përgjegjësi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga tubimi në Haraçinë, ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev, se përfundimisht, sipas tij ka dëshmuar se nuk i trajton të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, por mbron vetëm funksionarët e tij partiak.

Duke komentuar vendimin për të mos pranuar dorëheqjet e ministrit dhe zëvendës ministrit të Shëndetësisë, Sela tha se Zaev dëshiron që për tragjedinë në Tetovë, fajin t’ua hedh stafit mjekësor, me qëllim që ta shpëtojë ministrin e tij.


Përveç kësaj, kreu i ASH-së, ka dhënë pesë arsye për të cilat ai tha se përgjegjësi duhet të mbajnë Qeveria, Komuna e Tetovës dhe drejtoria e spitalit.

“E pra për të më tepër rëndësi paska Filipçja, sesa ka rëndësi ngushëllimi që duhet ta kenë familjarët e 14 viktimave të djegur për së gjalli dhe del e na flet sot që s’paska përgjegjësi as ministri i Shëndetësisë, as zv.ministri, as drejtori e as kryetarja e Komunës së Tetovës. Dhe e dini se ku do ta kërkojë përgjegjësinë ky njeri i ndytë. Do të mundohet te ata që me me mish e me shpirt mundohen tu ndihmojnë pacientëve, te personeli mjekësor i Tetovës që nuk ka pikën e fajit. Shumë janë elementet për të cilët deri sot prokuroria do të duhej të veprojë. Një 11 vite drejtor i cili është ushtrues detyre. Dy kryetarja e komunës atje që nuk ka bërë pranim teknik të spitalit, dhe leje nuk ka dhënë akoma për objektin, ndërkohë që me ligj për çdo objekt në territorin e komunës leje jep komuna. Tre mungesa e mureve ndarëse të objekteve që do të ndalonte përhapjen e zjarrit. Katër mungesa e aparateve për fikjen e zjarrit dhe sot ata njerëz do të shpëtonin”, tha Sela.

Zaev nuk pranon dorëheqjet e Filipçes dhe Hasanit
Lexo po ashtu Zaev nuk pranon dorëheqjet e Filipçes dhe Hasanit

Arsyeja e pestë, sipas Ziadin Selës është prezenca e familjarëve të pacientëve në ambientet e qendrës modulare, që ka ardhur si pasojë e mungesës së stafit mjekësor. Kjo shtoi ai është përgjegjësi e drejtpërdrejte edhe e kryeministrit Zoran Zaev.

Kreu i opozitës shqiptare u zotua se për djegien e 14 qytetarëve në Tetovë do të ketë përgjegjësi edhe përkundër, siç u shpreh ai, tentimit për të fshehur të vërtetën.

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori