ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Nga zyrtarët policor të stacioneve të rajonit të Prishtinës, në tri raste dhe lokacione të ndryshme, janë arrestuar shtatë persona të dyshuar dhe janë sekuestruar tri armë zjarri.

"Sekuestrimi i një arme (e tipit Zoraki), është bërë në fshatin Obranqë në Podujevë, nga njësite të cilat i janë përgjigjur një thirrje për një rast të dhunës në familje, ku dhe është arrestuar një person i dyshuar”.


347392334 560390309634565 1630632516207071095 n

”Personi i dyshuar është L.S, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Rasti i dytë ka ndodhë dje në fshatin Grabovc të Obiliqit, ku gjatë një përleshje fizike në mes të disa personave dyshohet të jetë përdorë arma e zjarrit.

“Lidhur me këtë rast sot janë identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar, si dhe është sekuestruar një armë AK-47, 48 fishekë dhe një karikatorë”.

Ndërsa lidhur me rastin e cilësuar si kanosje dhe përdorim i armës, i cili ka ndodh me 25.05.2023, në rrugën "Kajtaz Ramadani" në Prishtinë, sot është siguruar prezenca e të dyshuarit si dhe është sekuestruar një armë zjarri./Telegrafi/

347263087 560390216301241 6115440432148739604 n