LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen 31 kilogramë kanabis në Mirditë, arrestohen katër persona – mes tyre babë e bir

Sekuestrohen 31 kilogramë kanabis në Mirditë, arrestohen katër persona – mes tyre babë e bir

Policia e Mirditës ka sekuestruar 31 kilogramë kanabis dhe ka vënë në pranga katër persona, mes tyre babë e bir.

Sipas njoftimit, të arrestuarit e mbanin lëndën narkotike në automjet dhe në banesë, me qëllim shitjen e saj.


“Dy grupe operacionale nga Policia e Lezhës dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, të angazhuara paralelisht finalizuan operacionin antikanabis të koduar “Mashtërkor”. Sekuestrohen lëndë narkotike, dy automjete dhe dy aparate celulare”, thuhet tutje në njoftim, përcjell Telegrafi.

Të arrestuarit janë F. Gj., 63 vjeç dhe G. Gj., 29 vjeç, babë e bir, të dy banues në fshatin Mashterkor, Mirditë, D. L., 23 vjeç, banues në Pukë dhe M. J., 19 vjeç, banues në Mirditë.

“Në kuadër të operacionit “Mashtërkor”, njëri grup operacional, ndaloi në Rrëshen, për kontroll, shtetasit G. Gj., D. L. dhe M. J. Gjatë kontrollit, iu është gjetur në një çantë krahu dhe iu është sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis”,, thuhet tutje në komunikatë.

“Njëkohësisht, grupi tjetër operacional ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të arrestuarve dhe konkretisht, në banesën e shtetasve F. Gj. dhe G. Gj. (babë e bir), janë gjetur të ndara në disa qese dhe janë sekuestruar rreth 31 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si dhe 8 palë gërshërë me mbetje lënde narkotike, të cilat dyshohet se përdoreshin për përgatitjen e lëndës narkotike, me qëllim shitjen e saj”.

Materialet procedurale bëhet e ditur se janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori