LAJMI I FUNDIT:

Sektori i turizmit në Shqipëri vuan nga mungesa e punonjësve

Sektori i turizmit në Shqipëri vuan nga mungesa e punonjësve

Sektori i turizmit në Shqipëri pritet të vuajë akoma më shumë mungesën e punonjësve në njësitë akomoduese apo të shërbimit.

Reklama

Edhe pse fluksi i turistëve në vend veçanërisht gjatë sezonit veror sa vjen dhe rritet nga viti në vit, shërbimi vijon të mbetet një nga pikat e dobëta në këtë sektor.

Të gjendur në këto kushte shumë administratorë subjektesh turistike aplikuan për të marrë punonjës të huaj, kryesisht nga vende të lindjes së mesme dhe Azisë.

Por duket që edhe ky eksperiment nuk ka dhënë rezultat. Por, si janë eksperiencat e administatorëve të hotele që kanë marrë punonjës të huaj në sezonin e kaluar veror?

“Kam pasur një eksperiencë të tillë me filipinezë. Nuk është së më doli shumë rezultative të them të drejtën. Nuk besoj se mund ta ripërsëris për herë të dytë,” thotë një përfaqësues biznesit për A2 CNN.

Por përse sektori i turizmit që rezulton ndër më fitimprurësit në vend, nuk arrin të joshë punonjësit as vendas dhe as të huajt?

“Puna në sektorin e turizmit na flet për një situatë dramatike për cështje të shfrytëzimit në punë, ose punës të detyruar, orë të gjata pune pa kontratë, pagesa të padeklaruara por edhe mungesë dhe braktisje totale të sektorit në pikun e sezonit turistik”, tha ai

Edhe sezonin e ardhshëm veror me sa duket pushuesit do të hasen në njësitë akomoduese dhe ato të shërbimit me adoleshente 15 deri 18-vjeçarë, pasi rezulton e vetmja shtresë që mund të punojë në periudha sezonale dhe pa kontrata, por për shërbim profesional duket se jemi akoma larg. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Lajme
Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Lajme
Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët

Lajme
Rama tha se KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, Haxhiu: Ishte kërkesë e stërvjetruar e Vuçiqit

Rama tha se KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, Haxhiu: Ishte kërkesë e stërvjetruar e Vuçiqit

Lajme
Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës, sulmi në veri ishte i tmerrshëm

Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës, sulmi në veri ishte i tmerrshëm

Lajme
Caka: Jam dëshmitar okular se Radoiçiqi i vrau tre shqiptarë në Gjakovë

Caka: Jam dëshmitar okular se Radoiçiqi i vrau tre shqiptarë në Gjakovë

Drejtësi
Kalo në kategori