Sektori i shërbimeve është i vetmi sektor i ekonomisë në të cilin ka bilanc pozitiv sa i përket shkëmbimeve tregtare.
Kështu u tha në lansimin e projektit të financuar nga BE “Asistencë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit – Direktivës së Shërbimeve të BE “, i cili si qëllim ka arritjen e përparimit në Tregun e brendshëm në Shërbime të integruara, e që do të ndihmojë realizimin e potencialit të konsiderueshëm sa i përket rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës në sektorin e shërbimeve në Evropë.
Christof Stock, shef i zyrës së BE-së në Kosovë tha se BE-ja do ta mbështesë Kosovën që me sukses t’i zbatojë të gjitha dispozitat e MSA-së. Ndërsa tha se sektori i ndërtimtarisë në Kosovë, është një prej sektorëve kryesor dhe ofrimi i shërbimeve, sa më të mira në këtë sektor do të jetë një kontribut në përfitimet reciproke për Kosovën dhe BE-në. Ndërsa tha se reformat do të jenë të rëndësishme jo vetëm për shkak të MSA-së por dhe do ta mbështesin sektorin e shërbimeve në Kosovë, sepse ka rregulla të qarta, transparente dhe kjo është e rëndësishme për definimin e shërbimeve, që jepen si dhe kushteve për ata që i ofrojnë këto shërbime dhe në mbrojtjen e konsumatorit.
“MSA është duke u bërë gjithnjë e më praktike. Nuk është vetëm një marrëveshje e nënshkruar diku aty, por është ky projekt i cili është një dëshmi se ne kemi filluar të zbatojmë MSA-në. Sektori i sigurisë nuk është një sektor i lehtë. Por ne mendojmë që me ndihmën e këtyre projekteve ne do të mund të mbështesim Kosovën, që me sukses të zbatojë të gjitha dispozitat e MSA-së dhe që të marrë pjesë në tregun e brendshëm të BE-së dhe për të përfituar bizneset e ndryshme. Prandaj jemi këtu si ofrues të shërbimeve. Gjithashtu mendoj që MSA mundëson shumë shanse në sektorin e shërbimeve…Sektori i ndërtimtarisë është një prej sektorëve kryesor në Kosovë por dhe në shumë vende të tjera të BE-së dhe të gjithë do ta kuptojmë se nëse ka një ofrim të shërbimeve në sektorin e ndërtimtarisë, atëherë kjo do të jetë kontribut në përfitimet reciproke për BE-nà « dhe për Kosovën”, tha Stock.
E ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami tha se sektori i shërbimeve është i vetmi sektor me një bilanc tregtar pozitiv. Ndërsa kërkoi mbështetjen e BE-së për liberalizimin e vizave, pasi që pengesa në lëvizjen e lirë sipas saj po pengon dhe shkëmbimet tregtare.
“Është i vetmi sektor i ekonomisë në të cilin ne kemi bilanc pozitiv dhe jemi shumë të gëzuar për këtë. Në vitin e kaluar bilanci tregtar i shërbimeve ishte 1 miliard e 211 milionë, prej të cilave 435 milionë importe të shërbimeve dhe 777 milionë kishim eksport të shërbimeve. Kjo nënkupton që është sektor me shumë potencial për tu zhvilluar dhe ne me të gjithë këta mekanizma për përafrimin e legjislacionit tonë me atë të EU-së, do e nxisim këtë sektor që të zhvillohet tutje. Nga z. Shtock u përmend që përmes projektit do të punohet në të gjithë sektorët e shërbimeve dhe u mor shembull sektori i ndërtimtarisë. Është e vërtetë, është një sektor tepër i rëndësishëm. Ndoshta unë do i bëjë thirrje edhe bashkësisë evropiane dhe të gjithëve që të na mbështesin në rrugën e liberalizimit të vizave. Me të vërtetë ka plot shërbime që mund të ofrohen online dhe në forma tjera, por kur jemi te sektori i ndërtimtarisë, por dhe tek sektorë të tjerë, këto shërbime janë të mundshme që të eksportohen vetëm me lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe punëtorëve që jetojnë në republikën e Kosovës”, tha Bajrami.
Ndërsa zëvendësministri i Integrimeve Evropiane Ramadan Ilazi tha se ky është një projekt i rëndësishëm në fushën e shërbimeve.
“Edhe nga aspekti ekonomik shërbimet janë një komponent i rëndësishëm i shkëmbimit tregtar të Kosovës me BE-në dhe vendet e tjera. harmonizimi i mëtejmë i kornizës ligjore me legjislacionin e BE-së do të ndikoj pozitivisht jo vetëm në zbatimin efektiv të MSA-së, por dhe në konsolidimin e sektorit të shërbimeve dhe forcimin e kapacitetit eksportues të vendit tonë në këtë sektor”, tha ai
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3