Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ishte pjesëmarrës në tryezën e diskutimit me titull “Reforma shëndetësore” e organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë (KIE). Qëllimi i këtij takimi ishte hapja e diskutimit mes sektorit privat si dhe atij publik mbi të gjeturat e publikuara në dokumentin White Book ku trajtohen tema të rëndësishme siç janë fondi i sigurimeve shëndetësore, çmimi referencial dhe buxheti i shëndetësisë.
Drejtori ekzekutiv i KIE, Shpend Balija tha se sektori farmaceutik dhe në përgjithësi sektori shëndetësor janë një komponentë e rëndësishme e ekonomisë vendore. Në këtë kontekst Balija ka falënderuar ministrin Ismajli për iniciativat e ndërmarrura në reformën shëndetësore duke u shprehur se ” KIE po krijon një partneritet të shëndosh dhe të fuqishëm me institucionet përkatëse shtetërore për të kontribuar në një zhvillim gjithpërfshirës dhe të qëndrueshëm, dhe në këtë kontekst sistemi shëndetësorë është një pikë mjaftë e rëndësishme në ekonominë vendore”.
Ndërsa Ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli ka falënderuar drejtorin Balija për organizimin e këtij eventi si dhe ka potencuar se është duke u punuar me një intensitet të madh për të reformuar sistemin shëndetësorë në Republikën e Kosovës duke konsideruar se janë grumbulluar një numër i madh i problemeve ndër vite. “Ne shpresojmë që fondi i sigurimeve shëndetësore të bëhet funksional në fund të vitit 2019, edhe pse është një përpjekje ambicioze, por jemi duke punu shumë edhe në fusha tjera sepse me një menaxhim më të mirë dhe më efikas do të arrijmë edhe më shumë suksese” ka thënë Ismajli.
Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe z. Arianit Jakupi në cilësinë e kryetarit të Odës së farmacistëve të Kosovës i cili ka nda disa pikpamje të rëndësishme duke potencuar ndër të tjera se 76% e barnave të importuara vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, 16% nga vendet e rajonit ndërsa më pak se 1% nga vendet Aziatike.
Gjithashtu pjesëmarrës ishin edhe ekspert të ndryshëm të vendit nga sektori i sigurimeve private shëndetësore dhe industria farmaceutike si dhe ekspert ndërkombëtar të sistemit shëndetësor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'