LAJMI I FUNDIT:

Sekretari Bytyqi: Ministrja Bajrami është e keqinformuar për vjedhjen e dy milionëshit

Sekretari Bytyqi: Ministrja Bajrami është e keqinformuar për vjedhjen e dy milionëshit

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Izedin Bytyqi, kanë dhënë versionin e tyre lidhur me vjedhjen prej 2 milionë eurove që ka ndodhur ditë më parë në Thesarin e Shtetit.

Bytyqi është shprehur se informatën për vjedhjen që ka ndodhur e ka pranuar më datën 19 tetor dhe po atë ditë e kanë raportuar rastin në organet e rendit.


“Unë si sekretar i MI-së, informatën e kam pranuar ditën e hënë më 19 tetor, nga Zyrtari Financiar kur e ka vërejtur se janë bërë pagesa të paautorizuara nga ministria pa asnjë nënshkrim, pa asnjë autorizim, por kjo vjedhje ka ndodhur nga një zyrtarë i Ministrisë së Financave. Në të njëjtën ditë e kemi informuar Ministrinë e Financave, ku ia kemi bashkangjitur informatat dhe i kemi kërkuar informata të sakta për atë pjesë. Te nesërmen e kemi dërguar letrën në Policinë e Kosovë, në Drejtorinë për Krime, nuk e kemi dërguar të Prokuroria dhe agjencitë e tjera, pasi kemi konsideruar se kjo Drejtori e drejton aty ku është e nevojshme”, është shprehur Bytyqi, përcjell Telegrafi.

Ai në një konferencë për medie, ka thënë se ministren e Financave, Hykmete Bajrami është keqinformuar.

Abrashi për vjedhjen e 2 milionë eurove: Nuk është e vërtetë që MI-ja ka qenë e informuar 10 ditë më herët
Lexo po ashtu Abrashi për vjedhjen e 2 milionë eurove: Nuk është e vërtetë që MI-ja ka qenë e informuar 10 ditë më herët

“Ministrja Bajrami me siguri është e keqinformuar. Këtë informatë nuk e ka prej ministrisë sonë, por ku e di se kush ia ka dhënë këtë informatë që me e larguar përgjegjësinë”, tha ai.

Nga vjedhja që ka ndodhur janë dëmtuar projektet infrastrukturore, rruga Zhur-Dragash-Brod, rruga Prishtina-Mitrovicë dhe projekti i rrugës Prizren-Prevallë. /Telegrafi/