LAJMI I FUNDIT:

Abrashi për vjedhjen e 2 milionë eurove: Nuk është e vërtetë që MI-ja ka qenë e informuar 10 ditë më herët

Abrashi për vjedhjen e 2 milionë eurove: Nuk është e vërtetë që MI-ja ka qenë e informuar 10 ditë më herët

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se nuk kanë qenë në dijeni për transaksionin prej 2 milionë eurove që ka ndodhur nga Thesari i Shtetit.

Abrashi në një konferencë për medie, ka treguar se MI-ja nuk ka qenë e informuar 10 ditë më herët për këtë vjedhje.


“Sot kam qenë dëshmitarë që ka qarkulluar një njoftim, në mediet kryesore të vendit, që ka ta bëjë më njohuritë me ekzistencën e transaksionit të paligjshëm nga zyrtarë të ministrisë për gati 10 ditë. Arsyeja që nuk jemi deklaruar ditëve të fundit është shkaku që mos të ndërhyjmë në hetime. Sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës për një transaksion të paligjshëm më 19 tetor, si dyshim dhe atë dyshim e ka ngritur në Thesar dhe kur është vërtetuar, atëherë e ka njoftuar edhe policinë dhe organet tjera”, tha Abrashi, përcjell Telegrafi.

Ai ka shtuar se nga kjo vjedhje janë dëmtuar disa projekte të MI-së.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë ata që janë të përfshirë në hetime. Ministria e Infrastrukturës është palë e dëmtuar. Janë dëmtuar taksat e qytetarëve, janë dëmtuar një numër i projekteve dhe do të bëjmë çmosh që t’iu ndihmojmë organeve të tjera që këto mjete të kthehen në ministri”, shtoi ai.

Abrashi ka thënë se ka kërkuar nga sekretari edhe informacionin nëse kompania së cilës dyshohet se i është bartur shumë prej mbi 2 milionë eurove ndodhet në listën e kontratave të MI-së.

“Ka qarkulluar lajmi që kompania që iu është bartur shuma është kontraktor i Ministrisë së Infrastrukturës. Kompania në fjalë ku kanë shkuar mjetet, nuk është klient i Ministrisë së Infrastrukturës. Pra kemi të bëjmë me një ndërmarrje dhe proces që e ka bërë dikush duke u bazuar në fakte të rreme, nga hapja e user-ave, deri te kompania. Nuk është dikush që ka kontratë të hapur ose ka pasur diçka me kompaninë”, tha Abrashi.

Kujtojmë se javën e kaluar kishte ndodhur një vjedhje në Thesarin e Shtetit nga zyrtari i Ministrisë së Financave.

Për këtë vjedhje ishte deklaruar edhe ministrja Hykmete Bajrami, duke thënë se 2 milionë eurot janë transferuar te një operator ekonomik. Sipas saj, janë kryer katër transaksione, ku është arrestuar dhe është suspenduar një zyrtar i ministrisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni  Burimet Njerëzore

Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro

BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kalo në kategori