Pas votimit në parim të projektbuxhetit për vitin 2019, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu është shprehur se këtë projektbuxhet e kanë votuar për arsye të zotimit të kryeministrit karshi kërkesave të tyre.
Sipas tij, me arritjen e atyre kërkesave do të përfitojnë shumë, sidomos punëtorët në sektorin e shëndetësisë.
Ndërsa, theksoi se marrëveshja përfundimtare me Serbinë është shumë e rëndësishme, siç thotë ai, sa më shpejtë duhet ecur përpara.
“Në fakt është tepër me rëndësi që zotimet, kërkesat tona u shpërfaqen në Kuvend janë publike dhe zotimi i kryeministrit është publik. Mua më duhet që edhe një herë të potencoj që në rrethanat dhe konteksti që gjendet Republika e Kosovës, ne nuk guxojmë që të jemi peng i Listës Serbe, instrument i Vuqiqit në një situatë ku po ecim përpara rreth një marrëveshje përfundimtare. Pra, buxheti i Republikës së Kosovës me gjitha mangësitë që i ka, ne si PSD i përkrahim në parim duke bazuar në zotimin e kryeministrit në plotësimin e pesë kushteve që i kemi paraqitur”, tha ai.
Ndër të tjera, ai i renditi kërkesat që i kanë pranuar qeveria.
“Edhe një herë po i përsërisë këto pesë kushte. Kushti i parë është i domosdoshëm është që ligji për paga të miratohet në lexim të dytë të projektbuxhetit, pra në të njëjtën seancë këtu me theks të veçantë tek punëtorët e shëndetësisë, pra ligji për paga i cili e zgjidhë problemin një herë e përgjithmonë themi, kështu sa i përket sektorit publik. Gjithashtu, kemi kërkuar që të hënën me datën 24 dhjetor 2018 të procedohet nga qeveria për në kuvend ligji për dialogun. Kjo është pjesë integrale e rezolutës që e kemi votuar për delegacionin shtetëror për dialogun me Serbinë. Gjithashtu, kemi kërkuar që qeveria të sjell ligjin për qeverinë, jo më larg se tetë muaj se sot me këtë ligj në mënyrë pa ekuivoke të definohet që asnjë ministri nuk mund t’i ketë se dy zëvendësministra, në këtë formë e reduktojmë këtë barrën buxhetore që e ka kjo qeveri që e rëndon taksën së qytetarit të Repu blikës së Kosovës. Gjithashtu, kemi kërkuar s’i kërkesë të katërt funksionalizimin e ministrisë së bujqësisë dhe shkarkimin e ministrit aktual i cili tash e një kohë është duke ushtruar detyrën”, tha Sejdiu.
Me gjashtë e dy vota për, sot gjatë ditës u votua projektbuxheti për vitin 2019./KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City