Me këtë fitore Ferronikeli e dërgon në gjashtë pikë dallimin me Prishtinën, por Prishtina e ka një lojë më pak të zhvilluar.

“Një fitore shumë e vështirë ndaj një kundërshtari i cili ka vdekur në aspektin sportiv. Trepça është një ekip që ka në radhët e veta lojtarë shumë cilësor”.

“Ekipet që nuk kanë presion, janë shumë të rrezikshme e sidomos në një fushë katastrofale, fushë në të cilën nuk duhet të luhen ndeshjet e Superligës. Ishte një fitore e vështirë, por e merituar”, ka thënë Gani Sejdiu për ‘Super Sport Kosovën’.


Ai e komentoi edhe çështjen e titulli. “Janë edhe pesë finale ku nuk na lejohen gabimet”, pohoi Sejdiu. /Telegrafi/

telegrafi sport app