LAJMI I FUNDIT:

Sefaj dhe Keith Dayton flasin për sigurinë në Kosovë

Sefaj dhe Keith Dayton flasin për sigurinë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim drejtorin e Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall”, Keith W. Dayton, ndërsa biseduan për çështjet e sigurisë në Kosovë.

Sefaj falënderoi Dayton për kontributin e dhënë në emër të Qendrës “George C. Marshall”, në avancimin profesional të personelit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës, përmes programeve të specializuara në fushën e sigurisë, lidershipit dhe menaxhimit.


Ministri Sefaj vuri theks se një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve në programet e ndryshme të Qendrës “Marshall” kanë arritur të kenë karriera të suksesshme në menaxhimin e institucioneve shtetërore dhe ato të sigurisë.

Ndërsa, Dayton vlerësoi arritjet e Kosovës, në veçanti institucionet e saj të sigurisë për tu përballur me sfidat komplekse për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, në veçanti ato që ndërlidhen me terrorizëm dhe krim të organizuar trans-nacional.

Gjithashtu, është vlerësuar progresi që ka arritur Kosova në luftimin e terrorizmit përmes masave të ndryshme legjislative dhe operacionale, në veçanti në kontributin e dhënë në parandalimin e një sulmi të përgatitur gjatë ndeshjes futbollistike Shqipëri-Izrael.

Në fund, Sefaj ftoi Dayton për të avancuar dhe më tej bashkëpunimin në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qendrës “Marshall” në arritjen e qëllimit të përbashkët, atë të përgatitjes së strukturave të sigurisë për tu përballur me sfidat komplekse të krimit të organizuar trans-nacional dhe terrorizmit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori