0Shares

Clarence Seedorf e shikon Real Madridin si favorit për të fituar Ligën e Kampionëve edhe në sezonin 2018/19.

42-vjeçari mendon se Los Blancos mund të fitojnë garën më të madhe për klube për të katërtën herë radhazi, ndërsa e shikon mungesën e Zinedine Zidanes më të madhe se të Cristiano Ronaldo.

“Real Madridi është favorit pasi është kampion aktual dhe përvojës që kanë në Ligën e Kampionëve, por kjo nuk do të thotë se do ta fitojnë 100 për qind”, ka thënë Seedorf për Marca.

Clarence Seedorf gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Real Madridit (Foto: Ben Radford/Allsport/Guliver)

Holandezi gjithashtu komentoi edhe kalimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi gjatë verës:

“Cristiano konsiderohej mbret në Madrid dhe ishte garanci për gola në ekip. Nëse Cristiano do të ishte në skuadër, Madridi do të kishte më shumë besim në vete, por nuk mendoj se rezultatet do të ishin më ndryshe”.

Pasi talli Griezmannin me festimin e golit, Ramos pëlqen një postim tallës në Instagram për Atleticon Pasi talli Griezmannin me festimin e golit, Ramos pëlqen një postim tallës në Instagram për Atleticon

“Me shumë mundësi largimi i Zidanes kishte një ndikim të madh sepse metodologjia e punës ka ndryshuar”.

“Kushdo që do e zëvendësonte atë do të kishte nevojë për një punë speciale për të pasur sukses të menjëhershëm dhe për të kapërcyer vështirësitë fillestare”, ka shtuar Seedorfi. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)