LAJMI I FUNDIT:

Secila firmë në Maqedoni duhet të ketë një person që do të merret me ankesa të punëtorëve

Secila firmë në Maqedoni duhet të ketë një person që do të merret me ankesa të punëtorëve

Të gjitha firmat që kanë më shumë se dhjetë të punësuar, duhet që patjetër të vendosin një sistem të brendshëm për paraqitjen e parregullsive, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo nënkupton se firmat duhet të caktojnë një person të trajnuar dhe emëruar për këtë funksion, ndërkaq Ligji për mbrojtjen e ankuesve ka hyrë në fuqi më 18 mars. Ky ligj u miratua në nëntor të vitit të kaluar.


Në lidhje me këtë ligj ka reaguar Lidhja e odave ekonomike e cila thotë se zbatimi i këtij Ligji do të thotë barë shtesë administrative për kompanitë private.

Këtë pozitë pund ta mbulojnë personat që kanë të mbaruar fakultet juridik, ekonomik, ose kuadro që kanë kryer fakultet të mbrojtjes dhe sigurisë, ndërkaq ndëshkimet për moszbatimin e këtij ligji shkojnë nga 2000 deri 6000 euro./Telegrafi/