LAJMI I FUNDIT:

Secila më e mirë se tjetra – Adidas zbulon fanellat e dyta për Botërorin 2018

Secila më e mirë se tjetra – Adidas zbulon fanellat e dyta për Botërorin 2018

Tri muaj para Botërorit është brendi i njohur i veshjeve sportive, Adidas, që i ka zbuluar fanellat e dyta (apo të cilësisë së mysafirit).

Adidasi ka bërë zbulimin e fanellave të dyta për tetë kombëtaret për të cilat do të përkujdeset.


Për Gjermaninë, Adidas ka zgjedhur që t’i bëjë homazh fanellës së gjelbër që kombëtarja pancere fituese e Kupës në vitin 1990 i shfrytëzoi në gjysmëfinale ndaj Anglisë në fitoren epike.

Te Spanja është kthyer fanella klasike e vitit 1980 me vija të kuqe të gjera, ashtu siç edhe shihet te Koke i cili ishte modeli i prezantimit të kësaj fanelle.

Suedia dhe Kolumbia do të luftojnë me fanellën fenomenale të ngjyrës së kaltër të mbyllur.

Të gjitha sytë do të jenë kah Lionel Messi dhe ylli i Barcës e kapiteni i Argjentinës do të shfaqet në një fanellë të zezë, e para e Argjentinës që do të jetë e tillë në histori.

E Belgjikës mund t’iu pëlqejë më së shumti – një fanellë e verdhë me vija horizontale, e cila tashmë është pritur shumë mirë nga publiku.

Vërtet Adidas kësaj radhe është siguruar që të sjellë fanella tejet të bukura. /Telegrafi/