LAJMI I FUNDIT:

Sebastian Kurz i brengosur për shkak të Malorusisë

Sebastian Kurz i brengosur për shkak të Malorusisë

Shefi i diplomacisë austriake dhe kryesuesi i OSBE-së, Sebastian Kurz deklaroi se është i brengosur për shkak të retorikës provokuese nga Donjecku, si dhe planit për shtetin e ri.

Siç raporton AFP, forcat pro-ruse në lindje të Ukrainës, të cilat nuk e njohin Kievin zyrtar, njoftuan se janë duke formuar shtetin e ri – Malorusia në territorin e Ukrainës.


“Jam i shqetësuar për shkak të retorikës provokuese, të cilën e kemi dëgjuar nga Donjecku”, tha Kurz.

Ai u bëri thirrje palëve në kontest që të përmbahen nga çdo deklaratë nxitëse, të cilat mund të rrezikojnë zbatimin e marrëveshjes nga Minsku dhe të sjellin në pyetje integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, transmeton KosovaPress. Më herët TASS ka raportuar se zëdhënësi i presidentit rus, Dmitrij Peskov tha se ideja për krijimin e Malorusisë është iniciativë personale e liderit të DNR-së Aleksandar Zaharçenko.

AFP shkruan se shteti pritet të formohet pas referendumit dhe se do të quhet Malorusia, që është emër nga koha e carit në Rusi dhe është përdorur për të përshkruar hapësirën e Ukrainës së sotme.

Zaharçenko tha sot se situata në Ukrainë është pa rrugëdalje dhe se për të dalë nga kjo gjendje duhet krijuar shtetin e ri Malorusia për një periudhë kalimtare deri në tri vjet. /KP/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Kalo në kategori