LAJMI I FUNDIT:

Sebastian Haller mban një fjalim emocionues pasi u emërua sulmuesi më i mirë i edicionit 2021/22 në “Eredivisie Awards”

Sebastian Haller mban një fjalim emocionues pasi u emërua sulmuesi më i mirë i edicionit 2021/22 në “Eredivisie Awards”

Sebastian Haller ishte në lot teksa mbajti një fjalim emocionues ndërsa ishte në skenë në “Eredivise Awards”.

Sulmuesi 28-vjeçar, i cili shënoi 21 gola për kampionët e ligës Ajax sezonin e kaluar, ishte golashënuesi më i mirë i Eredivisie në sezonin 2021/22, duke mposhtur lojtarë si Lois Openda, Ricky van Wolfswinkel dhe Vangelis Pavlidis në renditje.

Për të nderuar atë arritje, Haller mori trofeun “Willy van der Kuijlen” të martën mbrëma, ndërsa gruaja e tij, Priscilla, e shikonte nga ulëset.

U tha se operacioni i Haller kaloi me sukses - Dortmundi tani konfirmon se lojtari është diagnostikuar me tumor malinj dhe do të mungojë disa muaj
Lexo po ashtu U tha se operacioni i Haller kaloi me sukses - Dortmundi tani konfirmon se lojtari është diagnostikuar me tumor malinj dhe do të mungojë disa muaj

Kanë qenë disa javë tepër të vështira për reprezentuesin e Bregut të Fildishtë.

Haller nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me skuadrën e Bundesligës, Borussia Dortmund në korrik, pas një sezoni mbresëlënës, por javë më vonë, ai u diagnostikua me një tumor testicular pasi sulmuesi u ankua se nuk ndihej mirë në stërvitje.

Ai u largua nga kampi i stërvitjes parasezonale të klubit në Zvicër dhe pati një operacion të suksesshëm menjëherë pas kësaj.

Haller kryen me sukses operimin e tumorit, lajmi konfirmohet nga Dortmund
Lexo po ashtu Haller kryen me sukses operimin e tumorit, lajmi konfirmohet nga Dortmund

Në fillim të kësaj jave, në një intervistë me ESPNNL, sulmuesi tha se “po ndihet vërtet mirë” pasi vazhdon të rikuperohet.

“Kam nënshkruar për Dortmundin dhe gjithçka ishte në rregull”, shpjegoi ai. “Mendoj se familja ime dhe të gjithë ishin mjaft të kënaqur me situatën. Dhe më pas nuk e di. Ndjeva diçka të pakëndshme në barkun tim. Dhe pastaj nga atje shkoi shumë, shumë shpejt”.

“Të nesërmen në orën 9 të mëngjesit bëra një skanim MRI. Ata më thanë: ‘Oh, ne shohim diçka. Duhet të kontrollojmë përsëri’. Kështu që unë shkova të bëja një biopsi sepse ata menduan se ishte ndoshta një tumor. Kam bërë shumë ekzaminime në më pak se 24 orë, më duhej të prisja operacionin për t’u siguruar dhe për të ditur saktësisht se çfarë ishte”.

Borussia Dortmund do të mbetet një kohë pa Sebastian Hallerin e diagnostikua me tumor në testikuj, Luis Suarez i ofrohet klubit të njohur gjerman
Lexo po ashtu Borussia Dortmund do të mbetet një kohë pa Sebastian Hallerin e diagnostikua me tumor në testikuj, Luis Suarez i ofrohet klubit të njohur gjerman

“Ata e dinin drejtpërdrejt se ishte kjo (diagnoza). Kështu që unë isha vërtet me fat që i kisha të gjitha ato kontrolle kaq të shpejta. Dhe tani e di”.

Ai shtoi: “Gjëja e parë që po mendoja ishte, ‘hajde, unë kam qenë këtu për 10 ditë ose dy javë dhe nuk mund të luaj as për klubin’. Po mendoja që klubi të thoshte ‘nuk duket si një marrëveshje e mirë’, por kur e mendon vërtet, e di se nuk mund të bësh asgjë për të. Nuk është diçka që mund ta shmangësh”.

“Kur ke këtë trajtim, ke pesë ditë në spital dhe je në krizë për 24 orë në pesë ditë. Nuk mund të lëvizësh, nuk mund të bësh asgjë. Je thjesht në shtrat. Është veçanërisht në atë moment që ju të humbni muskujt dhe aftësinë tuaj fizike”.

Transferi i ri i Dortmundit, Sebastien Haller diagnostikohet me tumor
Lexo po ashtu Transferi i ri i Dortmundit, Sebastien Haller diagnostikohet me tumor

“Për momentin ndihem shumë mirë. Ndihem shumë mirë. Që nga dita e parë që u ktheva në shtëpi fillova të eci. Isha në palestër. Madje jam në të njëjtin nivel që isha disa muaj më parë. Kjo është një gjë e mirë, vetëm shpresoj që të vazhdojë kështu”.

“Gruaja ime, mamaja ime ishin këtu që të mund të haja mirë. Shumë njerëz më dhanë këtë besim për të kaluar. Më duhet t’u them të gjithëve se ndihem mirë dhe të sigurohem që shumë njerëz të kontrollohen”, ka shtuar më tej Haller, derisa bashkëshortja e tij ishte në lot. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori