LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Talir” dhe “Tarifa”

Seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Talir” dhe “Tarifa”

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët “Talir” dhe “Tarifa” të Prokurorisë Speciale Publike.

Lënda “Talir” ka të bëjë me financimin e kundërligjshëm të partisë së OBRM-PDUKM-së për të cilën akuzohen Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakiesk për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare” dhe “larje parash”, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristovski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar për veprën “larje parash”, Për veprën e njëjtë, si subjekt juridik me akuzën përfshihet edhe OBRM-PDUKM-ja.


Elizabeta Çingarovska nuk do të dënohet sepse ajo u dakordua me PSP, e pranoi fajin dhe u dënua me kusht me dy vjet burg, e cila nuk do të mbahet nëse gjatë pesë viteve të ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.

Sipas aktakuzës, ato në mënyrë të kundërligjshme kanë marrë të paktën 4,6 milionë euro për partinë, ndërsa pastaj kanë organizuar këto para të paguhen në gjiro-llogarinë e partisë përmes fletëpagesave në emër të njerëzve të ndryshëm.

Seanca e parë për lëndën “Talir” u mbajt më 18 shkurt të këtij vitit, por procesi gjyqësor ende është në fillim dhe tashmë disa muaj po shtyhet për shkak mungesës të ndonjërit prej të akuzuarve apo Këshillit Gjyqësor, por edhe ndërrimin e mbrojtjes dhe përfaqësuesve të OBRM-PDUKM-së, si dhe kërkesa për interpretim autentik të një neni nga Ligji i PSP-së.

Në Gjykatë sot duhet të mbahet seancë edhe për lëndën “Tarifa” në të cilën akuzohen ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski edhe dy persona të tjerë për furnizim të kundërligjshëm të sistemit soufterik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elekranat e Maqedonisë” në vlerë prej rreth katër milionë eurosh.

Sipas PSP, të akuzuarit e kanë keqpërdorur detyrën dhe autorizimet zyrtare në procedurën për blerjen e soufterut “ERP sistem”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori