LAJMI I FUNDIT:

Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00, shkak intervistimi i kandidatëve për anëtarë të KGjK-së

Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00, shkak intervistimi i kandidatëve për anëtarë të KGjK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka shtyrë fillimin e seancës së Kuvendit për në orën 13:00 pasi shumica parlamentare nuk i kishte numrat e mjaftueshëm për të votuar masat emergjente të energjisë.

Disa deputetë janë aktualisht në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion që pritet të zgjasë edhe më tutje. Ndërsa partitë opozitare kanë kërkuar që seanca të mbahet siç ishte paraparë në porën 11:00.


Konjufca ka kërkuar deklarimin e shefave të grupeve parlamentare lidhur me shtyrjen e seancës.

“E kemi një problem të cilin për të zgjidhur kërkoj edhe një mendim të grupeve parlamentare, mendoj se atje siç duket do të marrë edhe një kohë intervistimi i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës pra edhe një pjesë e deputetëve të mazhorancës janë atje. Meqenëse pikën e ardhshëm të rendit të ditës e kemi një votim për të cilin opozita nuk ka votuar seancën e kaluar, kërkoj përcaktimi ne grupeve parlamentare nëse do të votojnë, nëse nuk voton opozita atëherë detyrohemi këtë seanca ta shtyjmë deri në orën 13:00 kurse mazhoranca po premton që i ka numrat rreth orës 13:00”, tha Konjufca.

Abelard Tahiri përsëriti qëndrimin e deputetëve të Partisë Demokratike se janë kundër vazhdimit të masave emergjente, për çka tha se nuk do të marrin pjesë në votim.

“I kemi dhënë argumentet tona sepse jemi kundër vazhdimit të gjendjes emergjente, dhe normalisht nuk do ta votojmë, nuk do të marrim pjesë në votim fare. Dhe në anën tjetër besoj se seanca nuk do të duhej me u mbajt peng për një numër jo shumë të madh të mospjesëmarrjes së deputetëve sepse aty janë edhe të mazhorancës edhe të opozitës, besoj që ju do të duhej me i pas numrat me vazhdu në seancën siç e keni thirrë në orën 11’:00”, tha Tahiri.

Ndërsa shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se është në vullnetin e secilit deputet të deklarohet në momentin e votimit.

“Mendoj se është një qasje e gabuar me këkru paraprakisht prej grupeve parlamentare me u deklaru për një çështje e cila është në diskrecion të deputetëve si do të marrin vendim dhe si do të sillen prandaj mendoj që është në diskrecionin e plot të secilit deputet të deklarohet vullnetarisht në momentin e votimit”, tha ai.

E kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri u shpreh kundër shtyrjes së seancës.

“Mendoj që nuk duhet të shtyhet seanca, duhet seanca, duhet të ecim tutje në diskutim. Mbledhja ka filluar në ora 09:00, seanca është caktuar në ora 11:00 mendoj që duhet të vazhdojmë dhe nuk duhet të ketë ndikim puna e komisioneve në punën e seancës plenare”, tha ai.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se në seancën e kaluar kanë përfunduar diskutimet dhe ka mbetur vetëm votimi, andaj sipas tij seanca duhet të shtyhet për në mesditë kur pritet të kthehen deputetët nga mbledhja e komisionit për Legjislacion.

“Ju nuk ishit i pranishëm ndoshta në seancën e fundit, të gjitha diskutimet kanë përfunduar është vetëm votim, kështu që shihemi në orën 13:00”, tha Konjufca./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori