LAJMI I FUNDIT:

Se tifozëria e Zenitit është një tjetër nivel, e tregon koreografia e tyre ndaj RB Leipzigut

Se tifozëria e Zenitit është një tjetër nivel, e tregon koreografia e tyre ndaj RB Leipzigut
(Foto: Screenshot/Twitter/Casual Ultra)

Zenit St. Petersburgu ka qenë nikoqir i RasenBallsport Leipzigut në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Duke qenë se skuadra e tyre e zemrës kishte nevojë për mbështetje të madhe për të zhvilluar ndeshje sa më të mirë, tifozët u kujdesët për një koreografi të jashtëzakonshme.


Mbështetësit e klub rus kanë mahnitur me angazhimin e tyre për këtë koreografi, e cila është shndërruar në sensacion në rrjetet sociale.

(Foto: Screenshot/Twitter/Football Tweet)

Për më shumë, ata kanë dëshmuar se në aspektin e tifozërisë janë në një nivel shumë më të lartë se kundërshtari.

Porse, fatkeqësisht, nuk ndodhi e njëjta gjë në fushë, sepse ndeshjen e fitoi skuadra gjermane me rezultat 2-0. /Telegrafi/