LAJMI I FUNDIT:

Izraeli i heq vizat për qytetarët e Kosovës

Izraeli i heq vizat për qytetarët e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të hënën se Izraeli ka vendosur t’i heqë vizat për shtetasit e Kosovës.

Gjatë një takimi, ambasadorja Ziv e njoftoi Osmanin për pajtueshmërinë e Qeverisë së Izraelit të miratojë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët së shpejti do të gëzojnë lirinë e udhëtimit pa viza në Izrael për qëllime turistike.

Ministritë përkatëse tashmë kanë nisur procedurat për formalizimin e marrëveshjes, dhe qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë të udhëtojnë lirshëm në një nga destinacionet më të njohura turistike në rajon dhe më gjerë.


Osmani shprehu mirënjohjen e saj ndaj ambasadores Ziv për këtë hap, i cili jo vetëm që lehtëson lëvizjen e qytetarëve, por edhe shton besimin dhe bashkëpunimin mes dy shteteve.

Ndërkohë, në përkujtim të Ditës së Holokaustit, Presidentja Osmani theksoi përkujtimin e viktimave dhe angazhimin e Kosovës për të mësuar nga historia dhe luftimin e urrejtjes dhe paragjykimeve.

Ambasadorja Ziv dhe presidentja Osmani po ashtu ndanë informacione rreth zhvillimeve të sigurisë në Izrael dhe Kosovë, duke treguar vazhdimësinë dhe rëndësinë e dialogut ndërmjet dy vendeve.

Prej 1 janarit, shtetasit e Kosovës me pasaporta biometrike janë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në shtetet e zonës Schengen, pas hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave.

Ndërsa më 5 janar u bë e qartë se ata do të mundë ta vizitojnë edhe Spanjën, pas një njoftimi nga Departamenti për Migrim dhe Çështje të Brendshme i Komisionit Evropian, se Spanja njeh tashmë pasaportën e zakonshme kosovare.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen. Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori