LAJMI I FUNDIT:

Së paku 43 të vrarë nga sulmi i militantëve në Kabul

Së paku 43 të vrarë nga sulmi i militantëve në Kabul
AP

Zyrtarët afgan thanë se së paku 43 persona janë vrarë pasi militantët sulmuan zyrat qeveritare në pjesën lindore të kryeqytetit Kabul. Militantët luftuan për orë të tëra me policinë.

Ata fillimisht sulmuan hyrjen e kompleksit përmes një vetëvrasësi me bombë. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Nasrat Rahimi tha se rreth 350 punëtorë u shpëtuan pas një beteje tetë-orëshe me militantët.


Ai tha se tre persona të armatosur u vranë nga forcat e sigurisë. Shefi Ekzekutiv, Abdullah Abdullah, fajësoi talibanët, duke thënë se “sjellja e tyre është një turp për vetë nocionin e paqes”, duke iu referuar përpjekjeve të fundit për të negociuar me grupin militant.

Presidenti, Ashraf Ghani, dënoi sulmin dhe vlerësoi forcat e sigurisë për “eliminimin e terroristëve”. Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, megjithëse për incidente të ngjashme në të kaluarën janë fajësuar në militantët talibanë apo shteti islamik (IS).

Incidenti vjen vetëm disa ditë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump urdhëroi Pentagonin që të përgatitet për tërheqjen e 7,000 trupave amerikane të vendosur në Afganistan, rreth gjysma e kontingjentit të SHBA-së në vend. Shumë vëzhgues paralajmëruan se tërheqja e pjesshme mund të shkatërronte më tej sigurinë dhe të rrezikonte bisedimet e mundshme të paqes me talibanët që kishin për qëllim dhënien fund të kryengritjes 17-vjeçare.

Forcat amerikane përbëjnë pjesën më të madhe të misionit të Mbështetjes së Përhershme të udhëhequr nga NATO që është duke trajnuar dhe këshilluar forcat afgane të sigurisë në luftën e tyre kundër talebanëve dhe militantëve të IS. Ushtria amerikane gjithashtu ka rreth 7,000 trupa të vendosur në një mision të veçantë kundër terrorizmit të SHBA./Rel/

Në trend Botë

Më shumë
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori