LAJMI I FUNDIT:

Së bashku me Kilin edhe Italia pret përfundimin e çështjes “Castillo”: Kush do të udhëtonte në Kampionatin Botëror në vend të Ekuadorit?

Së bashku me Kilin edhe Italia pret përfundimin e çështjes “Castillo”: Kush do të udhëtonte në Kampionatin Botëror në vend të Ekuadorit?

Së fundmi FIFA ka nisur një hetim për rregullsinë e kualifikueseve të Amerikës së Jugut, pra paraqitjen e futbollistit Byron Castillo.

Federata e Futbollit të Kilit i ka kërkuar FIFA-s që të përjashtojë Ekuadorin nga Kupa e Botës dhe të fusë ekipin e tyre kombëtar sepse ata pretendojnë se futbollisti Byron Castillo, i cili luan për Ekuadorin, është në fakt një kolumbian dhe ka luajtur me identitet të rremë.


Nëse dokumentet e mbrojtësit të djathtë të Ekuadorit rezultojnë të falsifikuara, të tetë ndeshjet në të cilat ai luajti do të regjistroheshin si humbje e Ekuadorit me rezultatin zyrtar 3-0.

Megjithatë, përveç Kilit, një vend në Kampionatin Botëror të Katarit shpresojnë edhe italianët.

Sipas Franco Chimentit, ish-president i Komitetit Olimpik Italian, FIFA nuk do të shikojë rendin në Amerikën e Jugut, por do të përfshijë ekipin më të mirë në renditjen e FIFA-s që nuk u kualifikua, dhe kjo është Italia.

Italia, të kujtojmë, që u eliminua në play-off pas humbjes nga Maqedonia e Veriut.

Por presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino së fundmi ka përjashtuar çdo mundësi që Italia të hyjë në kampionatin e Katarit. Megjithatë, Azzurrët ende shpresojnë…

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori