LAJMI I FUNDIT:

Schweinsteiger me akuza të rënda për trajnerin Flick: Ata dy janë më të mirët, nuk duhet të zëvendësohen

Schweinsteiger me akuza të rënda për trajnerin Flick: Ata dy janë më të mirët, nuk duhet të zëvendësohen

Përfaqësuesja e Gjermanisë nuk ka arritur të kaloj grupet në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Gjermanët ishin në Grupin E, së bashku me Japoninë, Spanjën dhe Kosta Rikën, por u eliminuan shkaku i golaverazhit me katër pikë pas tre ndeshjeve të zhvilluara.


Kjo është hera e dytë që Gjermania nuk i kalon grupet, pasi të njëjtën gjë e kishin bërë edhe katër vite më parë.

Por për këtë eliminim të turpshëm nga grupet e Kupës së Botës, kritikat më të mëdha kanë shkuar për trajnerin sidomos nga legjenda gjermane Bastian Schweinsteiger.

Ish-kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014 ka thënë se eliminimi nga Botërori është një turp për gjithë kombin e tyre dhe Flick duhet fajësuar për këtë.

“Flick duhet të fajësojë veten mbi këtë turp për kombin tonë. Në duelin e parë ndaj Japonisë mori guximin të zëvendësonte dy lojtarë me peshë në ekip si Gundogan dhe Muller e më pas të gjithë e dimë verdiktin final”.

Schweinsteiger ka thënë se në sfidën ndaj Spanjës bashkëkombësit e tij luajtën mirë, por gabimet ishin ndaj Japonisë dhe Kosta Rikës.

“Nuk mund të mbaj të njëjtin qëndrim në përplasjen me Spanjën. Në atë sfidë u tregua i zoti me lëvizjet e kryera. Ndaj Kosta Rikës gaboi sërish, duke i dhënë hapësirë veprimi kundërshtarit, si rrjedhojë erdhën edhe golat e pësuar në portën e Neuerit”.

“Ekipit në takimin e fundit i mungoi zjarri dhe lakmia për të shkuar më tepër pranë portës së mysafirëve, ai zjarr që ushqehet dhe transmetohet nga trajneri përkatës”, u shpreh Schweinsteiger. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori