LAJMI I FUNDIT:

Schulzi thyen dhëmbët te Merkeli

Schulzi thyen dhëmbët te Merkeli

Fillimisht faktet – katër javë para zgjedhjeve parlamentare 2017: partitë unioniste CDU dhe CSU janë në anketime pak më poshtë se kuota e 40 përqindëshit. Partia Socialdemokrate Gjermane sa e kalon 20 përqindëshin. Në sondazhin më të fundit për tendencën në Gjermani, të kryer në 25 gusht, dueli përfundon 38:22 për kampin e Angela Merkelit. Pra, sfiduesi i Merkelit, Martin Schulz, ndodhet 16 pika dëshpëruese përqindjeje pas saj. Në këtë kuadër, secili nga kandidatët kryesorë të të dyja kampeve u dha kanaleve televizive ARD dhe ZDF intervista të veçanta për verën.

Megjithë prapambetjen konstante prej muajsh, Schulzi merr pozicion luftarak në emisionin e ARD-së, “Informacion nga Berlini”. Gjë tjetër atij nuk i kishte mbetur. Por, ai që dëgjoi me vëmendje, nuk qe në gjendje të zbulonte mesazhe të reja. Të mbahet qëndrim i fortë ndaj Turqisë, një pretencë për motorët me djegie në automjete, përfshirë edhe dizelin, dhe arsim më të mirë. Të gjitha pozicione të njohura, të cilat në thelb mbrohen edhe nga partitë unioniste.


Me dëshpërim kërkon SPD, kërkon Schulzi, temë me të cilën të godasë. Por, nuk ka të tillë që të perceptohet edhe si e tillë në opinion. Kjo ndodhë në një kohë kur partitë unioniste kanë përparësinë që me ministrin e Brendshëm Thomas de Maiziere (CDU), të bëjnë paraqitje veçanërisht të efektshme: të mërkurën e kaluar ai paraqiti projektin pilot për identifikimin automatik me anë të videokamerave në hapësirat publike të kriminelëve që dyshohen se kanë kryer vepra penale. Një ditë më pas ai ndaloi faqen ekstremiste të majtë në internet, linksunten.indymedia.org.

Nuk duhet të jetë rastësi: që të dyja ndodhën në fillim të fazës së nxehtë të fushatës elektorale. Që para pushimit veror të Parlamentit, Merkeli pati shtruar si kalimthi rrugën për këtë, duke arritur që kundër rezistencave në partinë e vet – të arrihej legjitimimi me ligj i të ashtuquajturave martesa homoseksuale. Me këtë, socialdemokratët humbën temën e fundit me ngarkesë të veçantë emocionale, me të cilën mund ta vinin në presion Merkelin.

Dhe, meqenëse Schulzit i ka mbaruar municioni në çështjet përmbajtjesore, ai godet tani personalisht Merkelin. Njerëzit kanë përshtypjen se ajo “ka humbur kontaktin me realitetin”, se “fluturon” tha ai në intervistën televizive. Me të vërtetë? Po të qe kështu, sfiduesi do të qe më popullor se kancelarja. Fakt është e kundërta.

Shkurt: dikush që e sheh se po lufton pa sukses për postin e kancelarit dhe që e di këtë, përpiqet që ta kthejë timonin nga vetja me sulme personale ndaj mbajtëses së postit. Një përpjekje kjo e destinuar të dështojë, përballë përparësisë së madhe që kanë partitë unioniste katër javë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani. Por, edhe sepse shumica e njerëzve i refuzojnë sulme të tilla. Të paktën kur nuk shoqërohen me shembuj konkretë. Dhe, këta shembuj Schulzi nuk i përmendi. Ndërsa, Merkeli iu përgjigj në mënyrë sovrane sulmit të sfiduesit: “Besoj se unë përballem me njerëzit”, tha kancelarja në intervistën verore me emisionin e Berlinit, “Berlin direkt”.

Në 3 shtator do të pasojë e vetmja ndeshje e drejtpërdrejtë pikëpamjesh, e cila do të kryhet në televizion. Ajo gëzohet për duelin televiziv, tha Merkeli. Një pohim që mund t’ia besosh.

Në trend

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Kalo në kategori