LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u kërkon të mos pensionohen mësimdhënësit derisa vazhdon mësimi nga distanca

SBASHK-u kërkon të mos pensionohen mësimdhënësit derisa vazhdon mësimi nga distanca
Foto: Arkiv

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës e Kulturës, përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se kërkon nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti që Qeveria të marrë një vendim për t’u lejuar punëtorëve të arsimit që kanë arritur moshën e pensionimit të vazhdojnë angazhimin deri në përfundim të procesit mësimor nga larg.

Duke e argumentuar këtë kërkesë, SBASHK-u thekson se nëse pensionohen kuadrot arsimore që kanë plotësuar moshën do të vështirësohej rrjedha e mësimit nga distanca pasi që në këto rrethana procesi i rekrutimit të kuadrove të reja është tepër i vështirë dhe do të humbeshin ditë të tëra në pritje të afateve të konkursit.

“Duke e argumentuar këtë kërkesë, SBASHK-u cek se procesi mësimor nga larg është duke u zhvilluar dhe se punëtorët e arsimit kanë krijuar një përvojë të mirë të realizimit të procesit mësimor me platformat gjegjëse dhe po mbajnë edhe komunikim të vazhdueshëm me nxënës e prindër duke u angazhuar bashkërisht për rrjedhën e mbarë të mësimit në distancë. Nëse pensionohen kuadrot arsimore që kanë plotësuar moshën do të vështirësohej rrjedha e mësimit nga larg ngase në këto rrethana procesi i rekrutimit të kuadrove të reja është tepër i vështirë dhe do të humbeshin ditë të tëra në pritje të afateve të konkursit dhe po ashtu do të kishte probleme në organizimin e punës së paneleve të intervistimit me shkrim e me gojë për kandidatët që konkurrojnë. Po ashtu do kujtuar faktin se kuadrot e reja do ta kishin tepër të vështirë të angazhoheshin suksesshëm në procesin mësimor nga larg ngase do të ishin të panjohur për kolegët në atë shkollë e aq më shumë për nxënësit me të cilët do të duhej ta zhvillonin procesin mësimor”, thuhet në komunikatë.

SBASHK-u thotë të gjithë mësimdhënësit e pensionuar nga 1 prilli 2020 deri më sot janë duke mbajtur procesin mësimor me nxënësit e tyre dhe këtë muaj rrezikojnë të mbesin pa paga dhe pensione për shkak se gjatë periudhës me pandemi nuk kanë marrë vendime të pensionit e as nuk kanë aplikuar për pensione.

SBASHK-u beson se Qeveria e Kosovës do të marrë një vendim të tillë, i cili kontribuon që të largohen shqetësimet e mësimdhënësve që kanë arritur moshën e pensionimit dhe të vazhdohet me rrjedhën e mësimit nga distanca me kuadrot arsimore që e kanë nisur këtë formë të procesit arsimor. /Tellegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori