LAJMI I FUNDIT:

Sasho Mijallkov: BSP-ja ishte përgjegjëse për “Monstrën”

Sasho Mijallkov: BSP-ja ishte përgjegjëse për “Monstrën”

Me dëshminë e ish-shefit të policisë sekrete Sasho Mijallkov sot në Gjykatën Penale ka vazhduar gjykimi për rastin “Monstra”, që ka të bëj me vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës me 12 prill të vitit 2012.

Mijallkov sipas dëshmisë, ka mësuar për ngjarjen 30 minuta pas vrasjes. Rastin e ka udhëhequr Byroja për Siguri Publike (BSP) derisa Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) ka ndihmuar në dhënien e informatave.


“DSK-ja ishte e kyçur në rolin e grumbullimit të informatave në bazë të njohurive operative. Për këtë rast ishin të angazhuara të gjitha resurset e DSK-së dhe BSP-së”, ka sqaruar Mijallkov në pyetjen e prokurores Fatime Fetai.

Në dëshminë e tij Sasho Mijallkov për rastin “Monstra”, në shumicën e pyetjeve tha “nuk më kujtohet”.

Gjatë pyetjeve të prokurores Fatime Fetai se si mori pjesë në zbardhjen e rastit “Monstra”, Sasho Mijallkov përgjigj se DSK ishte e angazhuar për mbledhjen e informatave dhe dëshmive ne aspektin operativ, duke thënë se procedurën e hetimit e ka udhëhequr BSP-ja dhe Prokuroria, kurse ai vetëm ka asistuar deri në ngritjen e aktakuzës.

Mijallkov tha se DKS ka mbledhur informacione dhe dëshmi në 20 ditë sa ka zgjatur hetimi, duke thënë se ka shkëmbyer informacione edhe me shërbimet e huaja sekrete.

Pas Mijallkovit për këtë rast gjatë seancës së sotme duhet të dëshmojnë edhe Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti.