LAJMI I FUNDIT:

Sarri: Gara për titull me Interin dhe Lazion e motivon Juventusin

Sarri: Gara për titull me Interin dhe Lazion e motivon Juventusin
Maurizio Sarri (Foto: Juventus EN/Twitter)

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri insiston se gara e fortë me Interin dhe Lazion në garën për titull do të jetë motiv për ekipin e tij.

Sezoni aktual në Serie A është më i forti i viteve të fundit, pasi tri skuadrat: Interi, Juventusi dhe Lazio janë në garë për titull.


Për këtë garë ka folur edhe trajneri i Bianconerëve, Sarri, i cili e sheh si motiv për ekipin e tij që të arrij ta fitoj trofeun.

Szczesny: Duhet të përmirësohemi, katër skuadra janë në garë për Scudetto
Lexo po ashtu Szczesny: Duhet të përmirësohemi, katër skuadra janë në garë për Scudetto

“Ishte e qartë që nga fillimi që ky do të ishte një lloj sezoni tjetër”, ka thënë fillimisht Sarri.

“Unë mendoj se është motivuese për të qenë në një garë për titull deri në fund, kështu që mendoj se duhet të ushqehemi nga kjo situatë”.

Inter dhe Lazio luajnë kokë më kokë të dielën në mbrëmje, a do të jetë ky momenti vendimtar për Scudetto?

Sarri: Nuk i frikësohemi konkurrencës me Interin
Lexo po ashtu Sarri: Nuk i frikësohemi konkurrencës me Interin

“Asnjë ndeshje e vetme nuk është vendimtare. Thjesht duhet të përqendrohemi te vetja dhe të marrim sa më shumë pikë që është e mundur”, përfundoi Italiani.

Ndryshe, Interi luan në udhëtim te Lazio, ndërsa Juventusi e pret Brescian në ndeshjet e vlefshme për javën e 24-të në Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori