LAJMI I FUNDIT:

Sarajevë: Ambasada e SHBA-së nuk i jep vizë Milorad Dodikut

Sarajevë: Ambasada e SHBA-së nuk i jep vizë Milorad Dodikut

Presidenti i Republikës serbe të Bosnjës, Milorad Dodik ka thënë se ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bosnje e Hercegovinë ia ka refuzuar kërkesën për vizë diplomatike.


Viza do ia mundësonte atij udhëtimin drejt SHBA-së në muajin janar për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Donald Trump, në të cilin ai ishte i ftuar.

Dodik i ka thënë RTRS, transmetuesit publik të republikës serbe në Bosnje, më 7 dhjetor se arsyetimi i ambasadës për këtë vendim ka qenë se ai nuk shkonte në Uashington si përfaqësues i Bosnjës dhe Hercegovinës.

Lideri serb ka thënë se ftesa për të marrë pjesë në inaugurim i është dërguar nga pjesëtarët e ekipit të Trumpit.

Dodik e ka kujtuar një detaj të një bisede telefonike që e ka pasur gjatë javës së kaluar me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, i cili ka kërkuar nga ai që të heq dorë nga politikat e partisë së tij separatiste pro ruse dhe “t’i përgjigjet prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës”.

Dodik i ka përshkruar komentet e Yee’s kanë qenë të nxitura nga ambasadori amerikan në Bosnje, Maureen Cormack, i cili ka qenë i pranishëm gjatë bisedës telefonike.

RTRS ka raportuar se Yee e ka “fajësuar Dodikun për bllokimin e rrugës së Bosnjës dhe Hercegovinës drejt BE-së”, transmeton Rel.

Në trend Botë

Më shumë
Djali i Netanyahut publikon videon ku shihet një ushtar izraelit që kërcënon për kryengritje, reagon ushtria e Izraelit

Djali i Netanyahut publikon videon ku shihet një ushtar izraelit që kërcënon për kryengritje, reagon ushtria e Izraelit

Botë
Të shtëna midis Izraelit dhe Egjiptit, vritet një egjiptian

Të shtëna midis Izraelit dhe Egjiptit, vritet një egjiptian

Botë
Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Botë
Sulmet në Rafah janë 'të tmerrshme' dhe Gaza është 'ferr në tokë' – publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Sulmet në Rafah janë 'të tmerrshme' dhe Gaza është 'ferr në tokë' – publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Botë
Shtetet baltike bashkohen me Norvegjinë, Finlandën dhe Poloninë për të ndërtuar

Shtetet baltike bashkohen me Norvegjinë, Finlandën dhe Poloninë për të ndërtuar "murin kundër dronëve të Rusisë"

Botë
Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
Kalo në kategori