LAJMI I FUNDIT:

Sarah Jessica Parker rikthen karakterin e Carrie Bradshaw në një reklamë të re

Sarah Jessica Parker rikthen karakterin e Carrie Bradshaw në një reklamë të re
Sarah Jessica Parker (Foto:Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Aktorja hollivudiane, Sarah Jessica Parker, e ka rikthyer karakterin e saj ikonik, Carrie Bradshaw, nga “Sex and the City” në një reklamë të re për fushatën e Stella Artois.

Reklama

Edhe pse protagonistja nga seriali dhe filmat është e njohur për pijet martini, aktorja e famshme megjithatë vendosi që të merrte pjesë në reklamën për birra.

Sarah Jessica Parker (Foto; Mike Coppola/Getty Images)

E veçanta e fushatës qëndron në aspektin humanitar – për t’i dhënë fund krizës globale të mungesës së ujit.

Lajmet për Sarah Jessica Parker
Lexo po ashtu Lajmet për Sarah Jessica Parker

Në fakt, për secilën shtambë Stella Artois që do të shitet, prodhuesi belg do të kujdeset që një person në vendet në zhvillim të ketë qasje në ujin e pijshëm.

Në reklamë, krahas Carriet, paraqitet edhe Jeff Bridges në rolin e Dude nga filmi “The Big Lebowski”.

Siç thonë nga Stella Artois, Dude dhe Bradshaw janë ikona të kulturës pop. Edhe pse ka kohë që karakteret nuk janë pjesë e ekraneve, kompania belge është e bindur se edhe gjeneratat e reja në ditët e sotme vazhdojnë t’i shikojnë.

“Sex and the City” nga qenë një komedi-dramë romantike që është transmetuar nga HBO gjatë viteve 1998-2004 dhe më pas janë xhiruar edhe filma të bazuar në serialin e krijuar nga Darren Star. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Eskalon situata, Bledi Mane degradon me fjalor banal ndaj Nita Latifi në emision

Eskalon situata, Bledi Mane degradon me fjalor banal ndaj Nita Latifi në emision

Magazina
Flaka Krelani merr vëmendjen me paraqitjen provokuese rrugëve të New Yorkut

Flaka Krelani merr vëmendjen me paraqitjen provokuese rrugëve të New Yorkut

Magazina
Eni Çobani paralajmëron ashpër Violeta Kukajn: Ndalni kërcënimet, do e ktheni pasurinë e marrë

Eni Çobani paralajmëron ashpër Violeta Kukajn: Ndalni kërcënimet, do e ktheni pasurinë e marrë

Magazina
Lukaku hedh dyshimet mbi një lidhje të mundshme me Megan Thee Stallion, pasi shihen bashkë në dasmën e shokut të skuadrës

Lukaku hedh dyshimet mbi një lidhje të mundshme me Megan Thee Stallion, pasi shihen bashkë në dasmën e shokut të skuadrës

Magazina
Eldita Tarani - shqiptarja që punon për Google dhe nuk heq dorë nga muzika, prek sukseset ndërkombëtare dhe ia dedikon ato babait të saj

Eldita Tarani - shqiptarja që punon për Google dhe nuk heq dorë nga muzika, prek sukseset ndërkombëtare dhe ia dedikon ato babait të saj

Butrint Avdyli

"Me mua në të kuqen", Tuna ngacmon imagjinatën e ndjekësve me pozat e reja

Magazina
Kalo në kategori