Sarah Jessica Parker i qëndroi besnike alter egos së saj të famshme, autores Carrie Bradshaw nga seriali Sex and the City, ndërsa iu bashkua jurisë prestigjioze të Çmimit Booker 2025.

Juria e këtij viti, që përfshin edhe shkrimtarin irlandez Roddy Doyle, përzgjodhi fituesin mes 153 romaneve të paraqitura.


Aktorja 60-vjeçare u shfaq në ceremoninë e mbajtur në Old Billingsgate të Londrës me një fustan sateni ngjyrë vjollcë, pjesë të sipërme të fustanit të strukturuar dhe fjongo të zezë elegante, shkruan DailyMail.

Ajo kompletoi pamjen me taka me shkëlqim, gjerdan me perla dhe një çantë kafe, duke reflektuar stilin klasik të personazhit që e bëri të famshme.

Në ngjarje morën pjesë edhe figura të njohura si Ruth Jones, Sir Lenny Henry, Jason Isaacs dhe Charles Dance.

Ndër kandidatët kryesorë për çmimin letrar janë Andrew Miller dhe Kiran Desai, pjesë e listës prej gjashtë finalistësh që konkurrojnë për shpërblimin prej afërsisht 58,000 euro dhe famën ndërkombëtare që e shoqëron.

Çmimi Booker, i themeluar në vitin 1969, mbetet një nga nderimet më të rëndësishme në letërsinë botërore, duke ndihmuar në ngritjen e karrierave të autorëve si Salman Rushdie, Ian McEwan dhe Arundhati Roy.

Kohët e fundit, Sarah ka folur edhe për anulimin e papritur të serialit And Just Like That..., duke pranuar me elegancë vendimin e HBO-së dhe duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit në të ardhmen. /Telegrafi/