LAJMI I FUNDIT:

Sapo doli: Jo Schengen Visa, po Schengen Pizza!

Sapo doli: Jo Schengen Visa, po Schengen Pizza!

Episodi i ri i Schengen Visa i titulluar “Schengen Pizza”, gjen ekipin e ambasadës duke u përgatitur për të përgatitur ushqim me porosi, një tentativë e re e Xhejmsit për të gjeneruar të holla.

Në GjirafaVideo u lansua episodi i ri i Schengen Visa, ku Xhejmsi me ekipin e tij vazhdojnë izolimin nga pandemia. Xhejmsi zgjohet në një mëngjes, pa bërë gjumë të mirë, por me një ide gjeniale. Ai vendos të angazhojë stafin e tij të përgatisë ushqim me porosi, si një mënyrë e re për të bërë para e ti paguajë punëtorët.

Ndërkohë që Xhejmsi shpalosë idenë e tij, Nëntori shihet se iu ka hidhëruar Basrisë që e ka lënë në ambasadë të vetmuar. Ai refuzon të flasë me të derisa Nora, e dashura e Basrisë intervenon.


Lirija në anën tjetër telefonon Xhejmsin për t’i treguar se ka filluar të përgatisë mantija. Xhejmsi në siklet dhe i dëshpëruar kërkon nga ajo që t’ia gjejë një nuse.

Lulja në anën tjetër merr përgjegjësi të plotë dhe bëhet shef, duke i deleguar punët tek të tjerët. Ajo tregon që do të merret me thirrjet telefonike të porosive, gjë që Ibrës nuk i pëlqen.

Ibra nga xhelozia fillon të qajë, si gjithmonë. Kështu, ambasada fillon të përgatisë pica, duke e emëruar biznisin e ri “Schengen Pizza”. Sfidat që do t’i kenë ata në episodet e ardhshme e bëjnë këtë serial edhe më interesant.

Episodi i ri “Schengen Pizza”, si dhe episodet që do të vijnë në javët në vijim, do të lansohen fillimisht të premten për abonuesit e GjirafaPremium. Orari i “Schengen Visa” për shikuesit e GjirafaVideo do të mbetet i njejti, çdo të diel nga ora 20:00.

Episodin “Schengen Pizza” mund ta shikoni duke klikuar këtu.