LAJMI I FUNDIT:

Santos pasi e publikoi listën: Mund ta fitojmë Kupën e Botës, por Franca mbetet favorite

Santos pasi e publikoi listën: Mund ta fitojmë Kupën e Botës, por Franca mbetet favorite

Fernando Santos, përzgjedhësi i Portugalisë, sot gjatë ditës publikoi listën prej 26 lojtarëve që do ta marrin pjesën në Katar 2022.

Ai ka lënë jashtë emra të tillë si Gonçalo Guedes dhe Renato Sanches, që në të shkuarën ftoheshin rregullisht.

“Kemi vëzhguar dhe analizuar gjithçka në këto muaj. Thirrjet janë bazuar në atë që kemi parë, nuk ka asgjë të re. Ne duam që të kemi lojtarët më të mirë si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje”.


“Mund të kishim bërë edhe zgjedhje të tjera. Deri në fund kishte dyshime, sepse disa lojtarë janë të ngjashëm sa u përket statistikave. Ne do të marrim të gjithë përgjegjësinë për zgjedhjet e bëra”.

“Nuk duhet të fokusohemi në çështje individuale, në përjashtime individuale. Duhet të mendojmë se çfarë është më e mira për ekipin”, ka thënë ai fillimisht.

Ai tha se do të mundohen ta fitojnë Kupën e Botës, ndërsa Francën e sheh si favorite. Më fund u ndal edhe te Cristiano Ronaldo.

“Mendoj se mund të synojmë trofeun, kjo skuadër mund ta bëjë këtë. Favorite është Franca, pasi ka fituar Botërorin e fundit”.

“Ne do të përpiqemi të kuptojmë se cilat janë kushtet më të mira për marrë  më të mirën nga individë të veçantë, përfshirë Cristianon”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas turpërimit nga PSG, tifozët e Real Madridit duan që një lojtar të shitet sa më parë

Pas turpërimit nga PSG, tifozët e Real Madridit duan që një lojtar të shitet sa më parë

Ligat tjera
Pse Real Madridi nuk do të luajë ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës për Klube

Pse Real Madridi nuk do të luajë ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës për Klube

Ligat tjera
Dy lojtarë të PSG-së u dëbuan në shtëpi nga FIFA, 24 orë para ndeshjes me Real Madridin

Dy lojtarë të PSG-së u dëbuan në shtëpi nga FIFA, 24 orë para ndeshjes me Real Madridin

Ligat tjera
Real Madridi shembet nën furinë franceze – PSG përballet me Chelsean në finalen e Botërorit për Klube

Real Madridi shembet nën furinë franceze – PSG përballet me Chelsean në finalen e Botërorit për Klube

Ligat tjera
Thiago Silva i dërgoi mesazh Joao Pedros pas ndeshjes kundër Fluminense

Thiago Silva i dërgoi mesazh Joao Pedros pas ndeshjes kundër Fluminense

Ligat tjera
Xavi Simons drejt Bayernit – talenti holandez kërkon një tjetër hap të madh në karrierë

Xavi Simons drejt Bayernit – talenti holandez kërkon një tjetër hap të madh në karrierë

Bundesliga
Kalo në kategori