LAJMI I FUNDIT:

Sanohet me sukses tubi i ujit në Hajvali

Sanohet me sukses tubi i ujit në Hajvali

KRU “Prishtina” ka njoftuar se pas një pune të palodhshme të punonjësve të kësaj kompanie, në afat rekord është sanuar tubi i ujit në Hajvali të Prishtinës.

“Natyra e dëmtimit të këtij tubi i përkiste një vështirësie më të lartë teknike, andaj i falënderojmë për shpejtësinë dhe korrektësinë e treguar karshi konsumatorëve të katër zonave Hajvali, Veternik, Çagllavicë dhe Miradi”, thuhet në njoftim.

Furnizimi me ujë ka filluar të stabilizohet dhe KRU “Prishtina” shpreson që raste të tilla të ketë sa më pak sidomos gjatë kësaj periudhe kohore kur vendi po përballet sikur e gjithë bota me koronavirus.