LAJMI I FUNDIT:

Sanksionet e SHBA-së për Nexhat Krasniqin, debati i ashpër në Kuvend mes Kurtit e liderëve opozitarë dhe protesta e Njësisë elitare të Policisë para Qeverisë

Sanksionet e SHBA-së për Nexhat Krasniqin, debati i ashpër në Kuvend mes Kurtit e liderëve opozitarë dhe protesta e Njësisë elitare të Policisë para Qeverisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten bën publik vendimin për sanksione ndaj Nexhat Krasniqit, ish-drejtorit të Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.

Po të premten, kryeministri Albin Kurti raportoi në Kuvendin e Kosovës lidhur me takimin e fundit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.


Në seancën që zgjati 8 orë pati debate të ashpra pozitë-opozitë lidhur me Asociacionin.

Ndërkaq, gjatë javës në qendër të vëmendjes ishte edhe protestat e Njësisë elitare të Policisë, i njohur si FIT.

SHBA i vendos sanksione Nexhat Krasniqit, ish-drejtorit të Departamentit të Prokurorimit në Ministrinë e Tregtisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë marrë vendim për sanksione ndaj Nexhat Krasniqit, ish-drejtorit të Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.

Në njoftimin e bërë nga ambasada e SHBA-së në Prishtinë bëhet e ditur se Krasniqi ka keqpërdorur pozitën e tij publike duke pranuar ryshfet, transmeton Telegrafi.

Sanksionimi i Nexhat Krasniqit, Hovenier: Rikonfirmim i seriozitetit me të cilin SHBA-ja i trajton çështjet e korrupsionit
Lexo po ashtu Sanksionimi i Nexhat Krasniqit, Hovenier: Rikonfirmim i seriozitetit me të cilin SHBA-ja i trajton çështjet e korrupsionit

“Shtetet e Bashkuara po e caktojnë Nexhat Krasniqin, ish-drejtorin e Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, si përgjithësisht të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh. Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka keqpërdorur pozitën e tij publike duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës që lejonte ndërtimin e një parku industrial në komunën e Drenasit nga kompania operuese Eltoni”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se SHBA është e angazhuar për luftimin e korrupsionit, i cili dëmton interesin publik.

“Ky vendim riafrimon përkushtimin e SHBA-së për luftimin e korrupsionit që dëmton interesat publike, pengon prosperitetin ekonomik të shteteve dhe zvogëlon aftësitë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të shtetasve të tyre”.

8 orë diskutim për dialogun e Asociacionin, debat i ashpër mes Kurtit dhe opozitës  

Pas rreth tetë orë diskutim në Kuvendin e Kosovës, ka përfunduar të premten seanca plenare, ku kryeministri Albin Kurti ishte i ftuar për raportim në lidhje me takimin e fundit në Bruksel.

Partitë opozitare kanë kritikuar dhe akuzuar shefin e ekzekutivit se i njëjti ka pranuar asociacionin, që dikur e kundërshtonte.

Kurti para deputetëve ka thënë se me marrjen e pushtetit ka deklaruar se do të kenë qasje të re në dialog, transmeton Telegrafi.

“Sundimi i ligjit do të vazhdojë pavarësisht dialogut. Dy vite dialog kanë sjellë një marrëveshje, është ajo marrëveshja e Brukselit. Marrëveshja siç është thënë, është marrëveshje për njohje de-facto nga Serbia. Ky është rezultati i dy viteve dialog. Marrëveshja bazike në gjashtë rreshtat e ka njohjen de-facto nga Serbia. 5 nenet tjera janë përfituese për të dyja palët. Qëndrimi i Qeverisë ka qenë dhe mbetet të zbatimi i plotë i marrëveshjes që kemi arritur në Bruksel. Në tetor kemi pritur emisarët, të cilët sollën planin për ecjen përpara. Ne e kemi mbështetur planin e ri. Kur kemi marrë qeverinë kemi thënë se na duhet një qasje e re në dialog. Draft-propozimi parasheh që duhet të shikohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës menjëherë pas nënshkrimit”, tha ai.

Kurti-opozitës: Vuçiq ju do fort juve, por s’jeni më në Qeveri
Lexo po ashtu Kurti-opozitës: Vuçiq ju do fort juve, por s’jeni më në Qeveri

Kurti ka thënë se draft-statuti nuk është “Zajednicë”, ndërsa ritheksoi se është i gatshëm të nënshkruajë për draft-statutin për Asociacion, transmeton Telegrafi.

Ai po ashtu tha se Vuçiqi ka nënshkruar me PDK dhe LDK, por jo edhe me të.

“Edhe njëherë po e ritheksoj, unë jam edhe i gatshëm për nënshkrim edhe i interesuar, Beogradi nuk po do të nënshkruaj me mua. Ka nënshkruar edhe me PDK edhe me LDK. Aman më tregon se si ja keni bërë që ta mësoj edhe unë? Dilni në foltore e më njoftoni sinqerisht e mundësisht edhe kolegialisht e vëllazërisht, si ja keni bërë që me juve nënshkruante? Mua po më ikë, nuk po nënshkruan, po shpallë zgjedhje. Në dialogun e juaj ai ishte konstant e në Kosovë mbaheshin zgjedhje, tash, unë jam konstant e në Serbi mbahen zgjedhjet”, deklaroi Kurti.

E pas deklaratave të Kurtit, i është kundërpërgjigjur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Ai ka kritikuar qeverisjen Kurti, gjersa theksoi se është vështirë të dinë “a me qesh, a me qajt”, kur 10 vjet më vonë Kurti po e mbron “Zajedicën”.

“Një dekadë e humbur….duke mashtruar… Është vështirë me ditë a me qajtë a me qesh…”, tha ai.

Abdixhiku kërkon nga Qeveria draft statutin: Asociacioni kushtetues duhet bërë, e jo si autonomi
Lexo po ashtu Abdixhiku kërkon nga Qeveria draft statutin: Asociacioni kushtetues duhet bërë, e jo si autonomi

Pas fjalimit të Kurtit i cili kërkoi ta dijë si ia kanë bërë LDK e PDK që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nënshkruante marrëveshjet me ta, Krasniqi iu drejtua duke i thënë “a u qetësove kryeministër, se më bëre merak”.

Kreu i PDK-së tha se Kurtin e kanë ftuar për të diskutuar për draftin e Asociacionit, por sipas tij, ai  është i ngarkuar nga e kaluara.

“O Albin o trim, si me nënshkrim, si pa nënshkrim, t’i ke bo pranim”, u shpreh Krasniqi.

Kreu i PDK-së, tha se kryeministri Kurti më 26 tetor e ka përmbysë karrierën e tij politike për 19 minuta, kur e ka pranuar draftin për Asociacionin.

Protesta e Njësisë elitare të Policisë para Qeverisë

Njësiti elitar i Policisë së Kosovës, i njohur si FIT të mërkurën ka protestuar para Qeverisë së Kosovës, për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj propozimit për shtesat e rrezikshmërisë.

Në protestën e tyre u tha se pakënaqësitë nuk datojnë nga sot, por janë më shumë se 10 vjet.

“Jemi njësi elite e Policisë së Kosovës. Pakënaqësitë tona nuk datojnë nga sot, por më shumë se 10 vite kemi marr premtime e asnjëra nuk është realizuar. Tek Ligji i pagave edhe pse kemi kërkuar ndryshim para nëntë muajsh, kërkesat tona nuk janë realizuar”, ka thënë përfaqësuesi i FIT-it.

Ai po ashtu kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të marr parasysh kërkesat e tyre.

“Kryeministër mos luani me dinjitetin tonë dhe me ndjenjat e familjeve tona. Kemi dëshmuar veten në raste të shumta dhe në sulmin e fundit të 24 shtatorit. Kërkojmë nga ana juaj që kërkesa për shtimin e rrezikshmërisë të merret parasysh”, theksoi ai.

Përfaqësuesi i FIT-it bëri të ditur se kërkesat e tyre janë: kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirjen në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të caktohet në 50 përqind të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës.

Ai po ashtu tha se kërkesat e tyre janë ekonomike dhe sociale.

“Kërkojmë dhe mirëkuptim në këtë aspekt pasi jemi pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe nuk dëshirojmë që të përdoremi nga askush për qëllime politike”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori