LAJMI I FUNDIT:

Sanksionet amerikane ndaj Iranit vazhdojnë ta rrisin çmimin e naftës

Sanksionet amerikane ndaj Iranit vazhdojnë ta rrisin çmimin e naftës

Çmimet e naftës së papërpunuar është rritur për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me furnizimin e tregut, pas hyrjes në fuqi të sanksioneve amerikane ndaj Iranit që do të ndodhin me 4 nëntor.

Presidenti amerikan Donald Trump, i ka kërkuar vendeve të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) që të rrisin prodhimin, në mënyrë që të parandalojnë një rritje të mëtejshme të çmimeve dhe kjo vjen në kohën kur do të mbahen zgjedhjet për Kongresin amerikan. Analistët deklarojnë se OPEC dhe Rusia, ka shumë mundësi nuk do t’i përgjigjen thirrjes së Trumpit dhe në këtë situatë, Sekretari amerikan i Energjisë, mund të detyrohet të përdorë rezervat strategjike për të ulur çmimet, pavarësisht se e ka përjashtuar një mundësi të tillë, përcjell Telegrafi.


Nafta e papërpunuar amerikane po tregtohet në rreth 71.9 dollarë për fuçi dhe analistët mendojnë se, nëse OPEC-u nuk ndërhyn duke rritur prodhimin, atëherë çmimet mund të ngjiten në 100 dollarë për fuçi, në fillim të vitit 2019, ku investitorët janë të paqartë se sa naftë do të mungojë në treg kur të hyjnë në fuqi sanksionet amerikane ndaj Iranit.

Sipas të dhënave zyrtare të Administratës për Informinim mbi Energjinë, prodhimi i naftës së papërpunuar arriti në 11.1 milionë fuçi në ditë, gjatë javës që u mbyll më 21 shtator, ndërsa rezervat e naftës komerciale u rritën me 1.85 milion fuçi në totalin e 395.99 milionë fuçive. /Telegrafi/