Sandra Bullock e ka festuar ditëlindjen e 56-të në shoqërinë e mikeshave më të afërta, ndërsa gjatë festës të gjithë e kanë ruajtur distancën fizikë dhe kanë mbajtur maska mbrojtëse – raporton People.

Fotografinë e festës e ka shpërndarë Jennifer Aniston duke u treguar fansave, se ajo Bullock, Sarah Paulson dhe Holland Taylor, janë sjellë me përgjegjësi gjatë organizmit.

Jennifer dhe Sandra janë mikesha prej shumë vitesh, ndërsa ishin njohur përmes aktorit Tate Donovan, me të cilin kanë qenë në lidhje që të dyja në vitet e nëntëdhjeta.

(Foto: Instagram/jenniferaniston)

Donovan kishte qenë në lidhje me Bullock gjatë viteve 1990-1994, ndërsa më pas ishte lidhur me Aniston, me të cilën kishte pasur romancë në periudhën 1995-1998.

Ai kishte luajtur edhe në serialin “Friends” si i dashuri i Rachel (Jennifer Aniston), mirëpo menjëherë pas ndërprerjes së lidhjes me aktoren, skenaristët e kishin hequr karakterin e tij nga seriali. /Telegrafi/