LAJMI I FUNDIT:

Samsung zhvillon televizorin që kontrollohet nga truri në vend të telekomandës (Foto)

Samsung zhvillon televizorin që kontrollohet nga truri në vend të telekomandës (Foto)

Kompania Samsung është duke zhvilluar një sistem të veçantë të televizorit, që një ditë do t’ju lejoj përdoruesve të ndërrojnë kanalet dhe volumin e zërit duke përdorur trurin në vend të telekomandës.

Projekti i quajtur “Ponthius” është pjesë e një bashkëpunimi mes gjigantit të Koresë së Jugut dhe Qendrës Neuroprostetike në Lozanë të Zvicrës, transmeton Telegrafi.


Qëllimi i këtij projekti është që t’ju mundësojë njerëzve me aftësi të kufizuara të shijojnë emisionet e tyre të preferuara pa ndihmën e të tjerëve. Kompania ka prezantuar prototipin gjatë një konference të mbajtur gjatë javës së kaluar në San Francisco.

“Si mund t’ju ofrojmë qasje personave që nuk mund të lëvizin apo të cilët kanë kufizime ekstreme në lëvizje”, ka deklaruar një shkencëtar në EPFL, Ricardo Chavarriaga.

“Jemi duke zhvilluar një teknologji që është më shumë komplekse, më inteligjente, por nuk duhet të harrojmë se kjo teknologji është duke u zhvilluar që të interferojë te njerëzit”, ka shtuar Chavarriaga.

Sistemi përdor kompjuterin-tru (BCI) që ndihmon shikuesin të lidhet me menynë e televizorit. BCI mbështetet në kufjet me 64 sensorë dhe që ka gjurmues që funksionon me lëvizje të syrit.

Shkencëtarët aktualisht janë duke përdorur mostrat e valëve të trurit, që përcaktojnë se si truri sillet kur kemi dëshirë të shikojmë ndonjë film. Gjithashtu është duke u zhvilluar një softuer që mbledh informacione për shikuesin dhe preferencat e tij dhe kështu vepron në bazë të kërkesave të tij. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Kalo në kategori