LAJMI I FUNDIT:

Samsung po tenton të kursejë para duke përdorur çipat e tij Exynos

Samsung po tenton të kursejë para duke përdorur çipat e tij Exynos

Gjiganti teknologjik Samsung kishte ndaluar për një kohë përdorimin e çipave të tij Exynos, duke i zëvendësuar ata me Snapdragon të Qualcomm.

Dhe në përpjekje për të rikthyer çipat e saj, kompania Samsung, vetëm gjatë tre muajve të fundit të vitit 2023, ka pajisur me Exynos 13 milionë telefona.


Sipas mediave të huaja, Samsung ka shpenzuar 8.87 miliardë dollarë për blerjen e çipave të tjerë gjatë vitit 2023.

Kështu që kompania beson se mund të ulë kostot e shpenzimeve dhe të rrisë fitimet nëse fillon t’i pajisë produktet me çipat e saj.

Gjithashtu, ajo po planifikon të investojë para në Exynos për t’i bërë ata më konkurrues duke rritur performancën dhe efikasitetin e tyre.

Bëhet e ditur se të fuqizuar me çipin Exynos janë edhe seria e fundit Galaxy S24 dhe Galaxy S24+ në të gjitha tregjet, përveç SHBA-së dhe Kinës. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’

Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Si të shkarkoni më së lehti video nga YouTube

Si të shkarkoni më së lehti video nga YouTube

Këshilla Teknologjike
Google, Microsoft, OpenAI dhe Anthropic bashkojnë forcat për inteligjencën artificiale

Google, Microsoft, OpenAI dhe Anthropic bashkojnë forcat për inteligjencën artificiale

Teknologji
Kalo në kategori