LAJMI I FUNDIT:

Samsung përfundon mbështetjen e përditësimit të softuerit për Galaxy A10, A20, A40

Samsung përfundon mbështetjen e përditësimit të softuerit për Galaxy A10, A20, A40

Samsung aktualisht ofron mbështetjen më të gjatë të softuerit në telefonat inteligjentë dhe tabletët Android të shpërndarë në të gjitha segmentet e çmimeve. Vitin e kaluar, kompania u zotua të mbështesë pajisjet e saj deri në 5 vjet.

Megjithatë, mbështetja për modelet e mëparshme ishte e kufizuar në vetëm 4 vjet. Kjo periudhë tashmë ka arritur për disa telefona dhe tabletë, dhe më nuk do të kenë mbështetje zyrtare për përditësim të softuerit.


Sipas GalaxyClub, Samsung ka përfunduar mbështetjen e përditësimit softuerit për këto pajisje: Galaxy A10, Galaxy A20, Galaxy A40, Galaxy Tab S5e, Galaxy Tab A 10.1, Galaxy Tab A me S Pen, shkruan GCH, transmeton Telegrafi.

Të gjitha këto telefona dhe tabletë janë lansuar gjatë muajit prill 2019 ose pas prillit 2019. Galaxy A10 dhe Galaxy A40 kanë marrë përditësimin e sigurisë të marsit 2023. Ndërsa, Galaxy A20 është mbërthyer me përditësimin e dhjetorit 2023.

Këto produkte do të vazhdojnë të funksionojnë pavarësisht se mbështetja e tyre e softuerit ka përfunduar. Ato aktualisht kanë të instaluar sistemin operativ Android 11, me të cilin mund t’i përdorësh pothuajse të gjitha aplikacionet të cilat janë në dispozicion në Google Play Store.

Ndoshta, problemet e vetme që mund të hasni në këto pajisje janë performanca dhe bateria. Megjithëse kjo e fundit mund të rregullohet me një zëvendësim, e para nuk mundet.

Më tej, asnjë prej tyre nuk ka lidhje 5G. Pra, kjo mund të jetë një arsye më shumë për të përmirësuar në një telefon më të ri nëse keni mbulim për rrjetet celulare të gjeneratës së fundit në qytetin tuaj.

Duke thënë këtë, muajt e ardhshëm do të shënojnë fundin e mbështetjes për përditësimin e softuerëve për shumë më tepër celularë dhe tabletë të markës Samsung Galaxy. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Kalo në kategori