LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy J7 lirohet në treg, përkundër specifikave të mira (VIDEO)

Samsung Galaxy J7 lirohet në treg, përkundër specifikave të mira (VIDEO)

Samsung Galaxy J7 i vitit 2016 përfaqëson brezin e ri të telefonave të  përballueshëm për nga çmimi nga prodhuesi i famshëm jugkorean, i cili vjen  me një pamje elegante, kornizën metalike dhe madje edhe me disa tipare të telefonave premium.

Galaxy J7  ka një ekran me diagonalen prej 5.5-inç në Super AMOLED me një rezolucion prej 720×1280 pikselëve.


Ka një buton në të djathtë për ndezje dhe dy butona të volumit të në të  majtë, ndërsa në pjesën e përparme ka butonnin Home, por fatkeqësisht  është vetëm një buton i rregullt pa sensorin për gjurmë të gishtrinjëve. Në fund të telefonit është  porti microUSB, porti për audio me 3.5mm dhe mikrofoni kryesor.

Samsung Galaxy J7 vjen në sistemin operativ Android 6 Marshmalloë, dhe është i pajisur me  çipin e Samsung – Exynos 7 që përmban tetë berthama Cortex A53 me 1.6GHz, së bashku me 2GB RAM, dhe 16GB memorie, e cila mund të zgjerohet deri në 128GB përmes kartelës microSD

Samsung Galaxy J7 mbështet rrjetin 4G me një modem të kategorisë 6 me kapacitet shkarkimi deri në  300 megabit, internetin më të shpejtë të cilin e ofron operatori IPKO në gjithë Kosovë.

Galaxy J7 6 ka një kamerë të pasme 13 megapikselë  së bashku me dritën LED dhe kamerën e përparme prej 5 megapikselësh. Bateria e Samsung Galaxy J7 është e lëvizshme dhe vjen me kapacitet prej 3,300mAh

Së fundmi, në 21 dyqanet zyrtare të IPKO, Samsung Galaxy J7 është liruar në çmim dhe tani ky model kushton 219.95 euro.

Në trend Teknologji

Më shumë
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Qeni robot bëhet me gëzof

Qeni robot bëhet me gëzof

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social

Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Kalo në kategori