LAJMI I FUNDIT:

Samiti i Paqes në Arabinë Saudite – çfarë pritet të ndodh dhe a do të sjellë ndryshime?

Samiti i Paqes në Arabinë Saudite – çfarë pritet të ndodh dhe a do të sjellë ndryshime?

Prej disa ditësh është raportuar se bisedimet do të mbahen sot në Jeddah me shpresën për t’iu afruar një përfundimi paqësor të luftës në Ukrainë.

Rusia nuk do të jetë atje – por Kina ka konfirmuar se do të marrë pjesë – në një largim nga pozicioni i saj i zakonshëm neutral.


Kur bisedime të ngjashme u zhvilluan në muajin qershor në Kopenhagë, Kina mungojë, por tani ka shpresë se po lëvizë drejt pozicionit ukrainas.

Po përgatitet një takim i madh për përfundimin e luftës në Ukrainë, reagojnë SHBA-ja dhe Rusia
Lexo po ashtu Po përgatitet një takim i madh për përfundimin e luftës në Ukrainë, reagojnë SHBA-ja dhe Rusia

Ukraina do të marrë pjesë me këshilltarë të sigurisë kombëtare dhe zyrtarë të tjerë nga 40 vende në Samitin e Paqes që mikpritëse do të jetë Arabia Saudite.

Kremlini, pavarësisht se nuk mori pjesë, ka thënë se “një sy” do ta ketë në takim, raporton skynews.

Zyrtarët ukrainas, rusë dhe ndërkombëtarë thonë se për momentin nuk ka asnjë perspektivë për bisedime të drejtpërdrejta paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë, pasi Kievi kërkon të rimarrë territorin me kundërsulmet e fundit.

Andriy Yerkak, shefi i zyrës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka pohuar se “pres që bisedimet të jenë të vështira, por pas nesh është e vërteta, pas nesh – mirësia. Kemi shumë mosmarrëveshje dhe kemi dëgjuar qëndrime të ndryshme, por është e rëndësishme që parimet tona janë të përbashkëta”.

Ukraina tregon katër kushtet e paqes me Rusinë
Lexo po ashtu Ukraina tregon katër kushtet e paqes me Rusinë

Ukraina shpreson të ndërtojë një koalicion më të madh të mbështetjes diplomatike përtej mbështetësve kryesor perëndimorë si Britania e Madhe dhe SHBA-ja, duke u shtrirë në vendet e Jugut si India, Brazili dhe Afrika e Jugut, shumë prej të cilave kanë mbetur publikisht neutrale.

Lideri ukrainas shpreson se nisma do të dërgojë në një “samit paqeje” të liderëve botërorë këtë vjeshtë për të miratuar formulën prej 10 pikash, e cila bazohet në arritjen e paqes duke garantuar sigurinë ushqimore dhe energjetike, dhe rivendosjen e plotë të integritetit territorial të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Samiti i paqes për Ukrainën: Çfarë është dhe a do të jetë Rusia pjesë e tij?

Samiti i paqes për Ukrainën: Çfarë është dhe a do të jetë Rusia pjesë e tij?

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Kalo në kategori