LAJMI I FUNDIT:

Samiti i Parisit, Gjermania dhe Franca duhet t’i bëjnë presion Serbisë

Samiti i Parisit, Gjermania dhe Franca duhet t’i bëjnë presion Serbisë

Më 1 korrik është paraparë që të mbahet Samiti i Parisit, si vazhdimësi e Samiti të Berlinit i cili është mbajtur më 29 prill.

Në takimin e Parisit temë e vetme do të jetë dialogu Kosovë-Serbi, një përpjekje për të arritur një marrëveshje ndërmjet dy vendeve. Por sa janë gjasat që të realizohet ky takim i Parisit, për shkak të palës serbe e cila ka kushtëzuar pjesëmarrjen në këtë Samit me heqjen e taksës 100 për qind nga autoritetet kosovare.


Jeta Krasniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (KDI), në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, tha se është më se e qartë se Samiti i Parisit, do të ndodhë kur palët vendosin që të lëvizin nga pozicionit e tyre të kushtëzimit.

“Është Serbia ajo që po e kushtëzon mbajtjen e Samitit të Parisit me heqjen e taksës nga Kosova, ndërsa Kosova në vazhdimësi ka deklaruar se është e gatshme të dialogojë me Serbinë. Është e rëndësishme që palët të vazhdojnë dialogun, pasi që dialogu është e vetmja mënyrë që të mund të arrihet një marrëveshje e paqes.
Dialogu nuk duhet të kushtëzohet nga asnjëra palë dhe se Kosova duhet të shoh interesin e saj në bisedime, duke u treguar konstruktive por mbi të gjitha duke u përpjekur që institucionet e Kosovës të kenë një qëndrim unik rreth asaj se çfarë duan të dialogojnë, qoftë edhe prezantimi i tyre në Samitin e Parisit, por edhe në të ardhmen”, është shprehur Krasniqi për Telegrafin.

Mes tjerash, Krasniqi tha se është e rëndësishme që Kosova të ketë një qëndrim unik në Samit të Parisit.

“Ne e kemi parë që mungesa qëndrimit unik ka qenë një mangësi për më shumë se një vit në dialogun me Serbinë, kjo më nuk duhet të ndodhë, sepse kjo do ta dëmtojë pozitën e Kosovës në këto negociata”, tha ajo.

Kurse, njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj tha për Telegrafin se ideja për Samitin e Parisit ka ardhë pas mbajtjes së Samitit të Berlinit, me logjikën që do të ketë ndryshime, përparime në procesin e dialogut.

“Ajo çfarë është parë pas mbajtjes së Samitit të Berlinit është së nuk ka kurrfarë përparimi, Serbia vazhdon gjuhën agresive, dhe retorikën agresive kundër Kosovës, kjo na bën të ditur se mbajtja e samitit të Parisit, që më thënë vetëm së do të mbahet është e panevojshme për shkak se gjërat nuk kanë ndryshuar fare në terren. Në qoftë se Franca dhe Gjermania dëshirojnë që të mbajnë Samitin e Parisit, si një mundësi për të ju bërë presion palëve atëherë është në rregull. Por faktikisht në terren situate nuk ka ndryshuar, ne e kemi dëgjuar presidentin serb duke thënë se është i sigurt që Samiti i Parisit do të dështojë, por unë besoj që këto deklarata ai i thotë vetëm së për të përfituar Serbia”.

Vuçiq i sigurt se nuk do të ketë takim në Paris, Prishtina kërkon që Amerika të jetë vendimtare në dialogun Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Vuçiq i sigurt se nuk do të ketë takim në Paris, Prishtina kërkon që Amerika të jetë vendimtare në dialogun Kosovë-Serbi

Në fund, Mushkolaj tha se varet nëse Gjermania dhe Serbia dëshirojnë që t’i japin një impuls të ri dialogut,  duke shtuar se Kosova është e përgatitur për Samit, ndërsa heqja e taksës e cila nuk është e lidhur me dialogun i përkon strukturave të Kosovës.

Ai tha se presioni duhet të orientohet nga Beogradi, pasi që që janë ata që po e kushtëzojnë vazhdimin e dialogut.

Ndërkohë, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se Kosova i ka qëndrimet e veta për temat që priten të diskutohen në Samitin e Parisit, i cili pritet të mbahet më 1 korrik, i organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Ai tha se mund të ndodh që Samiti i Parisit të shtyhet nëse përgatitjen nuk janë bërë siç duhet.

Haradinaj për Samitin e Parisit: Kosova i ka qëndrimet e veta, mund të ketë shtyrje (Video)
Lexo po ashtu Haradinaj për Samitin e Parisit: Kosova i ka qëndrimet e veta, mund të ketë shtyrje (Video)

Kurse, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është shprehur i bindur se Samiti i Parisit nuk do të mbahet, ai ka deklaruar se shqiptarët nuk janë të gatshëm për dialog./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori