LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për Samitin e Parisit: Kosova i ka qëndrimet e veta, mund të ketë shtyrje (Video)

Haradinaj për Samitin e Parisit: Kosova i ka qëndrimet e veta, mund të ketë shtyrje (Video)

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se Kosova i ka qëndrimet e veta për temat që priten të diskutohen në Samitin e Parisit, i cili pritet të mbahet më 1 korrik, i organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Ai tha se mund të ndodh që Samiti i Parisit të shtyhet nëse përgatitjen nuk janë bërë sic duhet.

“Nëse përgatitjet shkojnë mirë me siguri do të mbahet, nëse përgatitjet nuk janë mirë mund të ndodh që të shtyhen. Kosova i ka qëndrimet e veta për temat. Jemi mirë të ndërtuar”, ka thënë Haradinaj.

Parisi, shans për shpëtimin e dialogut
Lexo po ashtu Parisi, shans për shpëtimin e dialogut

I pyetur për rastin e lirimit nga detyra të këshilltarit politik, Branislav Nikoliqin, nga presidenti Hashim Thaçi, ai tha se, “nuk mund të thërrasim Këshillin e Sigurisë, vetëm pse dikush e ka nxjerr një lajm. Ne jemi duke ndjekur procedurat në këto raste”.

Thaçi liron nga detyra këshilltarin Branislav Nikoliq, i dyshuar si pjesëtar i BIA-s
Lexo po ashtu Thaçi liron nga detyra këshilltarin Branislav Nikoliq, i dyshuar si pjesëtar i BIA-s

Ndërsa sa i përket vendimit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për largimin nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë, Haradinaj tha se nuk mund të komentoj vendime të kryetarëve të partive politike.

“Çdo vendim i ka arsyet e veta. Nuk komentoj vendimet e kryetarëve të partive. Jam vet kryetar partie. Dhe secila parti i ka specifikat dhe mënyrat e veta të punës. P.sh në AAK është e vetmja parti që ka paraparë kodin etik, i cili me argumente merr vendime në çka bazohet. Nuk kam të drejtë të komentoj vendimet e Veselit”, tha ai.

Beqaj dorëhiqet nga posti i ministrit, vazhdon të jetë pjesë e PDK-së (Video)
Lexo po ashtu Beqaj dorëhiqet nga posti i ministrit, vazhdon të jetë pjesë e PDK-së (Video)

Haradinaj potencoi se ende nuk e ka liruar nga detyra zëvendës ministrinë, Agim Çeku pasi është duke pritur një shkresë zyrtare nga Kadri Veseli.

“Sa i përket vendimit të Veselit, sot kam liruar nga detyra Beqaj duke e falënderuar për bashkëpunim. Ende nuk e kam liruar zëvendës ministrin Çekun. Po pres një shkresë nga Veseli pasi janë vendime politike. Deri tash janë ndërruar gjashtë ministra”, u shpreh Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj gjithashtu ka vlerësuar punën humane të humanistit nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

Haradinaj tha se çështja e Halil Kastratit është komplementare, pasi ai nuk ua siguron vetëm banimin familjarëve që s’kanë, por është humanizëm.

“Është komplementare çështja e Halil Kastratit. Shteti bën shumë punë për çështjen e banimit. Po Kastrati nuk bën vetëm banim por është një humanizëm në shprehje. Ende ju kemi shumë borxh kontribuuesve për liri. Të gjithë ata që kanë mundësi të jenë human dhe solidar me njëri tjetrin të bëjnë mirë. Unë si person bëj mirë gjatë gjithë jetës sime”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori