LAJMI I FUNDIT:

Salman Rushdie theret në qafë – shkrimtari i njohur dërgohet me helikopter në spital – publikohen pamjet pak çaste pas sulmit

Salman Rushdie theret në qafë – shkrimtari i njohur dërgohet me helikopter në spital – publikohen pamjet pak çaste pas sulmit

Shkrimtari i njohur Salman Rushdie është sulmuar sot gjatë një fjalimi të mbajtur në New York. Ai është therur me thikë dhe pas intervenimeve të policisë është dërguar me helikopter në spital për tretman.

Gjithashtu është konfirmuar se sulmuesi i shkrimtarit Rushdie, është arrestuar nga policia. Policia e New Yorkut ka njoftuar se shkrimtari ka pësuar lëndime në “qafë” nga sulmi me thikë, transmeton Telegrafi.


“Sot më 12 gusht të vitit 2022, rreth orës 11, i dyshuari ka vrapuar drejt skenës dhe ka sulmuar Rushdie dhe moderatorin. Rushdie ka pësuar lëndime në qafë dhe është dërguar me helikopter në spital. Gjendja e tij shëndetësore mbetet e panjohur. Në anën tjetër moderatori ka pësuar lëndime në kokë”, thuhet në raportin e policisë.

Kishte nxitur reagime të ashpra tek bota myslimane, shkrimtari Salman Rushdie që vazhdimisht ishte kërcënuar – theret me thikë në New York
Lexo po ashtu Kishte nxitur reagime të ashpra tek bota myslimane, shkrimtari Salman Rushdie që vazhdimisht ishte kërcënuar – theret me thikë në New York

Kujtojmë që Rushdie është kërcënuar me vdekje për shkak të librit e tij Vargjet Satanike”, e sulmi i tij ndodhi sot derisa po mbante një fjalim në New York – e pamjet e pak çaste pas sulmit janë publikuar në rrjetet sociale.

Në video shihet Rushdie duke qëndruar i shtrirë në skenë dhe njerëzit duke vrapuar për t’i dhënë ndihmën e parë. Akoma mbetet e paqartë në çfarë gjendje shëndetësore është, kurse burri që e sulmoi është arrestuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori