LAJMI I FUNDIT:

Sallatë me spinaq dhe mollë

Sallatë me spinaq dhe mollë

Materialet:

* 2 lugë gjelle lëng i freskët portokalli
* 2 lugë gjelle lëng i freskët limoni
* 2 lugë çaji salcë (mustardë)
* 2 lugë çaji mjaltë
* 1/4 lugë çaji kripë
* 1/8 lugë çaji piper
* 1/2 filxhani me qepë të kuqe të grira vertikalisht disa fletë spinaq i freskët dhe i larë mirë
* 1 kokërr mollë e prerë në copa të holla 1/4 filxhan djathë i grirë hollë


Përgatitja:

1. Përzieni 6 përbërësit e parë duke i rrahur fort me një rrahëse vezësh.

2. Hidhni në një enë qepët, spinaqin dhe mollët dhe spërkatini me salcën e përgatitur. Shtojini sipër dhe djathin e grirë (për 6 persona).

(Kalori 60; Yndyrë 1.9g; Proteina 2.7g; Karbohidrate 9.4g; Fiber 2.2g; Hekur 1.3 mg; sodium 251 mg; Kalcium 76 mg) /Telegrafi/