Drejtues të Institutit për Hulumtim e Krimeve të Luftës ankohen se punojnë në kushte jashtëzakonisht të rënda, me mungesë hapësirash, të punonjësve dhe me buxhet të ulët.
Ismet Salihu nga ky institut kërkon përmirësim të kushteve të punës, në të kundërtën sipas tij nuk mund të kryejnë hulumtimin e krimeve të luftës edhe për 20 vjet të tjera.
“Në Kosovë është themeluar Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, punojmë në kushte jashtëzakonisht të rënda. Jemi të punësuar shtatë persona, dy doktorë shkencash, tre magjistra, një në administratë. Në këto kushte çfarë jemi, me këtë staf dhe buxhet, ky institut nuk mund të kryejë këtë punë edhe 20 vjetët e ardhshme”, ka deklaruar Salihu, duke shtuar se janë të vendosur vetëm në tri zyre të cilat nuk plotësojnë as kushtet elementare.
Ai ka thënë për Ekonomia Online se për të arritur misionin e institutit duhet të trefishohet kuadri e buxheti, të sigurohet një ambient i ri me së paku gjashtë zyre dhe të angazhohen dhe hulumtues të terrenit.
“Buxheti aktual i institutit është rreth 100 mijë euro në vit. Aty hyjnë pagat tona modeste që i kemi dhe udhëtimet, hulumtimet, botimet. Së pari të trefishohet kuadri që do të punonte në hulumtimin e krimeve të luftës, të mundësohet hulumtimi në terren, të sigurohet një ambient adekuat, së paku pesë ose gjashtë zyre, të sigurohen edhe hulumtues të terrenit”.
“Të mos ketë fare restrikcione lidhur me botimin e të dhënave të cilat ne do t’i grumbullojmë. Atëherë do të caktohej buxheti dyfish apo trefish, që do të arrinte në maksimum 300 mijë apo 400 mijë euro, për ndryshe nëse vazhdohet kështu, edhe 20 vite ky institut nuk mund të kryejë misionin për të cilin është themeluar”, tha ai.
Salihu ka theksuar se në kushtet që kanë punuar deri më tash janë munduar të punojnë maksimalisht në studimin e vrasjeve, çështjes së personave të zhdukur dhe dhunimeve gjatë luftës. Megjithatë, ai aktualisht nuk sheh ndonjë zgjidhje adekuate e cila do të premtonte që të bëhen hulumtimet e duhura.
“Në këto kushte që kemi punuar deri më tash, kemi bërë përpjekje maksimale që të studiojmë. Kemi bërë studimin e vrasjeve, çështjes së personave të zhdukur, çështjes së dhunimeve, aq sa kemi mundur. Si institut kemi bërë hulumtimin dhe botimin e krimeve ndaj trashëgimisë kulturore, puna është duke vazhduar në kushte shumë të rënda”, ka bërë të ditur ai.
Salihu ka bërë ditur se është duke u shqyrtuar mundësia që instituti të shndërrohet në departament për hulumtimin e krimeve të luftës dhe përkrahjen e viktimave të të gjitha krimeve. Për këtë është përgatitur edhe draft rregullorja.
Ai vlerëson se ky shndërrim do ta ndryshonte komplet misionin dhe karakterin e institutit.
“Është një opsion që e ndryshon krejt misionin dhe karakterin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës. Është një ide, është përgatitur një draft rregullore që ky institut të shndërrohet në departament për hulumtimin e krimeve të luftës dhe përkrahjen e viktimave të krimeve që ndodhin në kushte të zakonshme”, është shprehur Salihu.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Osmani nuk pranoi të takohet me Vuçiqin, reagon presidenti serb

Publikohet videoja e sulmit të huliganëve serbë ndaj dy shqiptarëve në veri

Pas takimit më Kurtin, Hovenier: Nuk mund të them se ia kam ndryshuar qëndrimin për veriun

Kush është Dusan Obrenoviq, i arrestuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

Pasaporta shqiptare do merret më lehtë, gati ligji i nënshtetësisë

Takim i veçantë Rama-Meloni, puthje dhe përqafime midis dy kryeministrave

Telegrafi

Tregu.Biz

Tregu.Biz

Scopic Software

theMiracle AG

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje
Më të lexuarat

Kurti tregon bisedën me Erdoganin: I shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ristuccia: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

Bugajski: Pajtohem me Kurtin, deklarata e Blinken ka qenë naive, SHBA-ja do të duhej të aplikonte masa ndaj Serbisë

Kirby: Kurti duhet të sigurohet që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat nga lokacionet alternative

Sveçla: Njëri nga serbët e arrestuar kishte luftuar në Koshare, u dekorua nga Millosheviqi

Tensionet në veri, ish-ambasadori amerikan në NATO: SHBA dhe BE të angazhohen në zmbrapsjen e përpjekjeve që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës