LAJMI I FUNDIT:

Salihamidzic i Bayernit: E ndoqa Atleticon ndaj Realit, duhet të bëjmë paraqitje të lartë

Salihamidzic i Bayernit: E ndoqa Atleticon ndaj Realit, duhet të bëjmë paraqitje të lartë
Foto: UEFA.com

Shorti për fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22, ka vënë Bayern Munichun përball Atletico Madridit*.

Për këtë ka folur menjëherë edhe drejtori sportiv i klubi gjerman, Hasan Salihamidzic.


Boshnjaku ka thënë se klubi i tij është i vetëdijshëm për kualitetet e kundërshtarit dhe do ti qasen kësaj ndeshje me seriozitetin maksimal.

Shorti fillestar për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve - E që më vonë u anulua nga UEFA
Lexo po ashtu Shorti fillestar për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve - E që më vonë u anulua nga UEFA

“E ndjeka Atleticon ndaj Realit dje (e diel). E dimë se çfarë janë në gjendje ata të bëjnë”.

“Janë ekip i fortë, kampion në fuqi i Spanjës. Ne duhet të bëjmë paraqitje të lartë, si në mbrojte ashtu dhe sulm”, ka thënë Salihamidzic pas shortit. /Telegrafi/

*Shorti u anulua më vonë nga UEFA për shkak të një gabimi teknik.