LAJMI I FUNDIT:

Salah zgjedhet lojtar i vitit 2017 në Afrikë (Foto )

Salah zgjedhet lojtar i vitit 2017 në Afrikë (Foto )

Mohamed Salah është zgjedhur si lojtari më i mirë i vitit në Afrikë për vitin 2017 duke fituar kështu Topin e Artë në ndarjen e çmimeve nga Konfederata Afrikane e Futbollit në Accra të Ganës.

Ylli i Liverpoolit ka arritur të blindoj çmimet për vitin 2017 në kontinentin afrikan.


Pas zgjedhjes si lojtari më i mirë i vitit në Afrikë, Salah ka fituar gjithashtu edhe Topin e Artë për vitin 2017.

Salah ka fituar çmim të madh individual duke mposhtur në këtë garë lojtarë si bashkëlojtari i tij, Sadio Mane, i cili mbeti në vendin e dytë dhe Pierre-Emerick Aubameyang në vendin e tretë.

Ky çmim i madh u fitua për herë të parë nga ylli egjiptian i Liverpoolit.

Megjithatë, ky çmim i fitua me shumë meritë pasi ishte i papërmbajtshëm në gjysmën e parë të vitit me Romën dhe në gjysmën e dytë me Liverpoolit, ashtu edhe me kombëtaren e tij.

Ekipi më i mirë kombëtar për vitin 2017 u zgjodh ai i Egjiptit në ndarjen e çmimeve nga  CAF.

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve u mbajt të enjten (sot) në mbrëmje në qytetin Accra të Ganës. /Telegrafi/